E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë i ka mësuar Rusia Sirisë?

Është e pamundur të dihet se a ka studiuar presidenti i Sirisë, Baschar Al Assad, aleati shumëvjeçar i Rusisë, suksesin rus në luftën e fundit në Çeçeni, para se të fillonte fushatën e tij kundër qytetit të Homsit. Sidoqoftë, këshilltarët e tij rusë me siguri se kanë pasur njohuri për taktikat. Sulmi kundër Homsit bartë jehonën e zymtë të sulmit kundër Groznit, si në shfrytëzimin e sinjaleve të inteligjencës për të zbuluar dhe heshtur armiqtë e regjimit, e gjithashtu edhe në vendosmërinë e përgjakshme për të shtypur çfarëdo opozite.

Ishte një natë e kthjellët në kryeqytetin e rrethuar të Çeçenisë, Grozni. Dola së bashku me komandantin çeçenë nga shtëpia. Kur hymë në një lagje të bombarduar, unë e kyça telefonin tim satelitor dhe prita që ai të lidhet me satelitin përkatës.

Bëra telefonatën time. Më pas, edhe komandanti bëri një thirrje. Ai lëshoi me nguti dëgjuesen dhe ma ktheu telefonin. “Mjaft”, tha ai dhe kërkoi nga unë që ta shkyçi telefonin.

U larguam nga aty dhe nuk vonoi as dhjetë minuta, kur filluan bombardimet e lagjes, nga e cila ne sa po ishim larguar.

Ishte dhjetori i vitit 1999 dhe sulmi rus kundër Groznit po vazhdonte me tërë ashpërsinë e tij. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Çeçenia ishte shteti i vetëm, shkëputjen e së cilit nuk e lejonte kryeministri i sapozgjedhur i Rusisë, Vladimir Putini.

Shefi i tij, Boris Yeltsin dhe ushtria ruse ishin mposhtur, e më pas poshtëruar edhe në medie nga ana e forcave çeçene në luftën e parë. Pesë vjet më vonë, Rusia u kthye. Dhe strategjia e re e Putinit ishte: heshtje dhe spastrime. Ishte ky një kombinim i taktikave brutale-përndjekje staliniste e meshkujve në moshë për të luftuar, plus propaganda ruse se kryengritësit çeçenë ishin shndërruar në ekstremistë islamikë dhe terroristë.

Më shumë se 200 mijë civilë vdiqën në këtë luftë, jehona e së cilës vazhdon edhe sot,.

Në luftën e dytë, gazetarët u pamundësuan që të përcjellin lajme turpëruese nga zonat e vdekjes. Për këtë arsye, nuk mund të gjeni shumë artikuj apo rrëfime për luftën e dytë në Çeçeni. Një nga artikujt më të mirë ishte shkruar nga Marie Colvin, e cila përshkroi arratinë e saj nga Grozni. Muajin e kaluar, Colvin ishte e mendimit se mund të hynte edhe në qytetin e rrethuar të Homsit, në Siri, për të përshkruar një luftë tjetër brutale të shtypjes. Kësaj radhe ajo humbi.

Është e pamundur të dihet se a ka studiuar presidenti i Sirisë, Baschar Al Assad, aleati shumëvjeçar i Rusisë, suksesin rus në luftën e fundit në Çeçeni, para se të fillonte fushatën e tij kundër qytetit të Homsit. Sidoqoftë, këshilltarët e tij rusë me siguri se kanë pasur njohuri për taktikat. Sulmi kundër Homsit bartë jehonën e zymtë të sulmit kundër Groznit, si në shfrytëzimin e sinjaleve të inteligjencës për të zbuluar dhe heshtur armiqtë e regjimit, e gjithashtu edhe në vendosmërinë e përgjakshme për të shtypur çfarëdo opozite, përfshirë këtu edhe gazetarët perëndimore.

Aftësia e Assadit, për të vënë në shënjestër gazetarët, duke shfrytëzuar sinjalet e telefonave satelitorë, me gjasë i ka kushtuar Colvinit me jetë. Në bazë të shumë raporteve, forcat siriane kanë shfrytëzuar sinjalin telefonik, për të zbuluar vendndodhjen e saj, e më pas ndërmorën sulmin me raketa më 22 shkurt, si pasojë e së cilit u vranë Colvin dhe fotoreporteri francez, Remi Ochlik, e së bashku me ta edhe disa civilë sirianë.

Armata e Sirisë së Lirë kryesohet nga një ish-kolonel i forcave ajrore, i cili komandon një grup të dezertorëve të ushtrisë. Ata mbështetën kryesisht në telefona mobil, satelitorë, në internet dhe në mediet sociale, gjatë organizimit dhe komunikimit mes tyre. Me thirrjet e tyre, ata njoftuan botën për tmerrin që po ndodhë në Homs.

Por pa punën e guximshme të gazetarëve perëndimor, këto lajme nuk do ta kishin pasur jehonën, të cilën e kishin.

Gazetarët si Colvin dhe shumë gazetarë tjerë rrezikuan jetët e tyre, për të hyrë në Homs dhe për të raportuar nga vendi i ngjarjes.

Por ajo që e kemi kuptuar tani, është se regjimi i Sirisë, falë këshilltarëve të vet rusë, ka mjetet e nevojshme për të zhvilluar luftën elektronike, me qëllim të shtypjes së kryengritjes popullore. Siria është një prej klientëve kryesor të Rusisë, kur bëhet fjalë për armatim, trajnim dhe inteligjencë. Krahas armëve, rusë po i ofrojnë forcave siriane trajnim për teknologji, taktika dhe në fushën e strategjisë.

OKB-ja ka njoftuar se mbi 8 mijë njerëz janë vrarë, që nga shpërthimi i kryengritjes para një viti. Ndoshta kjo shifër do të kishte qenë edhe më e lartë, po të mos kishin hyrë në Siri gazetarët e guximshëm, si Colvin.

As lajmeve të fundit, se kryengritësit janë tërhequr nga Homsi, regjimi i Assadit, së bashku me këshilltarët e vet rusë, ka shpallur fitoren.

Por pavarësisht se çfarë thotë Damasku, lufta në Siri nuk ka përfunduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›