E Diel, 1 Nëntor 2026

President i kompanisë “AEY”, Efraim Diveroli para gjyqit në Florida



Pronari i kompanisë amerikane Efraim Diveroli, 22 vjeçari qe u përfshi në shitjen e armëve të paligjshme nga Shqipëria, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së drejtësisë amerikane. Dje në Florida u zhvillua një seancë gjyqësore ndaj Efraim Diverolit, për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ndërsa Diveroli po gjykohet për këto çështje personale, një hetim federal kriminal paralelisht me një investigim nga Kongresi amerikan po zhvillohet ndaj tij për mashtrim dhe tregti të paligjshme armësh të vjetra nga Shqipëria dhe vende të tjera ish komuniste. Ai maskonte origjinën e këtyre municioneve, duke i paketuar ndryshe dhe duke u vënë marka hungareze. Këto armë më shumë se 40 vjeçare shiteshin tek ushtria afgane. Ndërkohe fakte te reja janë zbuluar ndaj kësaj afere të paligjshme, të bërë publike tashme në mediat tona. Kështu kompania e Diverolit është regjistruar me status minoritar, çka krijonte privilegje për të fituar kontrata nga Pentagoni. Nëse një kompani i përket një grupi minoritar dhe e vërteta është se i ati i Diverolit ishte Italian dhe nuk i përket asnjë grupi minoriteti atëherë privilegji që kë nga shteti është se përcaktohesh si biznes i vogël dhe pa avantazhe. Qe te fitosh një status të tillë duhet të provosh se pasuria jote neto është nen 750 000 dollarë. AEY ka fituar më shumë se 50 kontrata me vlerë 298 milionë dollarë, kryesisht sepse ai ishte i regjistruar si një kompani minoritare. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë se AEY ka bërë kërkesë për këtë status special. Ndërkohe incidenti hedh drite për një tjetër skandal ne administratën amerikane për të fryrë numrin e kontraktuesve në mënyrë që të ekzagjerojnë edhe angazhimin e qeverisë për firmat e vogla prona të minoritarëve. Në lidhje me këtë sistem federal kontraktues që nga viti 1995 janë bërë 13 hetime dhe 2 studime private.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›