Italia në zgjedhje, parashikohet mospjesëmarrje e lartë votuesish
30 për qind e italianëve duken të pavendosur për të votuar. Mosbesimi nga politika e vjetër dhe programet e ngjashme politike
Italianët gjatë ditës së diel dhe të hënën do të kenë mundësi të votojnë për qeverinë e re, por edhe për shpërndarjen e vendeve në Senat. Këto zgjedhje vijnë pas rrëzimit të qeverisë “Prodi” në janar të këtij viti. Edhe pse fushata zgjedhore ka arritur kulmin, rreth 30 për qind e italianëve duken të pavendosur dhe ekspertët kanë vlerësuar se pjesëmarrja do të jetë e ulët. Shkak për këtë pjesëmarrje mendohet të jetë politika e ndjekur gjatë këtyre viteve dhe më tepër besimi i italianëve është dobësuar nga skandali i plehrave në Napoli. Programi i ish-kryebashkiakut të Romës Walter Veltroni, është lufta kundër mafies, ndërsa Silvio Berluskoni synon të shmangë shitjen e linjës ajrore italiane ”Alitalia” francezëve. Piero Rokini, i cili punon si këshilltar në Dhomën e Deputetëve është shprehur se këta 30 për qind e zgjedhësve që ndihen të pasigurt nuk luhaten mes partive. Sipas tij, kjo pjesë e italianëve nuk janë të sigurt nëse do të ketë vërtet zgjedhje ose ndryshime, pasi në sajë të ligjit italian zgjedhor aktual, zgjedhësit nuk mund t’i zgjedhin vërtet direkt politikanët. Ata mund të miratojnë vetëm një kastë që ekziston tashmë. Ligji zgjedhor aktual nuk i lejon zgjedhësit t’i zgjedhin direkt kandidatët. Koalicioni partiak më i fortë merr një bonus mandatesh, i cili i siguron atij 340 prej 630 vendeve të parlamentit. Sipas një skeme të ngjashme kryhet në rrafshin rajonal zgjedhja e 315 anëtarëve të senatit. Partitë vendosin më pas për listën e kandidatëve. Fajin për lodhjen zgjedhore të italianëve nuk e ka vetëm reforma e pakryer e ligjit zgjedhor, por edhe mungesa e risive. “Programet partiake ngjajnë me njëri-tjetrin dhe nuk ka kurrfarë interesi serioz për t’i përfshirë shtetasit”, - është shprehur Rokini. Ndërsa Senatori NiKola La Torre i partisë së sapoformuar të qendrës së majtë “Partito Democratico” gjykon ndryshe. “Ne duam ta ndryshojmë këtë sjellje të politikanëve dhe t'u prezantojmë zgjedhësve një novacion të vërtetë. “Partito Democratico” është një parti me një program të qartë. Për shumë shtetas kjo do të ishte një zgjidhje e pastër, por në realitet gjërat duken ndryshe. Politikanët bien gjithnjë e më shumë në klientelizëm. Aktualisht sundon një kastë, pjesëtarët e së cilës ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, thotë Piergjorxhio Benvenuti. Por kjo i lë në sy të keq politikanët e ndershëm shpjegon kandidati për senatin i partisë së themeluar rishtas të Berluskonit, “Popolo della Libertà”. Sipas analistëve të ndryshëm, kasta më e keqe është ajo e të dashurve të politikanëve, e sekretarëve të partive. Ata nuk janë të përshtatshëm dhe hedhin dritë të keqe mbi politikanët e vërtetë. Një politikan i vërtetë duhet të ketë mbledhur përvojë në politikë, jo në televizion, talk-shou. Ata shprehin mendimin se politikanët e vërtetë duhet të fillojnë nga detyrat e thjeshta për të arritur më pas në një detyrë më të rëndësishme.
12 Prill 2008