E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja Kelmendi: “Akuzat e Del Pontes janë fabrikime”



Akuzat e ish-prokurores së Hagës, Karla del Ponte, e cila në librin e saj, “Gjahu”, bën fajtorë kosovarët për masakrimin e civilëve serbëve, janë hedhur poshtë nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi. “Këto janë fabrikime të pastra nga Del Pontes, apo të vetë Serbisë”, - është shprehur Kelmendi. “Kam pasur katër takime private me Karla del Ponten dhe ajo asnjëherë nuk i ka ngritur këto akuza”,- tha ministrja kosovare e Drejtësisë.
Në librin e saj Del Ponte shkruan se 100-300 njerëz, shumica civilë serbë, janë dërguar me kamionë nga Kosova në Burrel të Shqipërisë në qershor të 1999-s, nga ku një pjesë janë përdorur për trafik organesh dhe për këtë veprim ishin në dijeni edhe anëtarë të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë, organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut “Human Right Watch”, u ka kërkuar autoriteteve kosovare nëpërmjet një letre të hetojnë pretendimet e ish-prokurores së Hagës, të publikuara në librin e saj. Kjo organizatë ka vlerësuar se Del Ponte paraqet “evidenca të mjaftueshme” në librin e saj.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›