E Diel, 1 Nëntor 2026

Mekkormak: “Serbia nuk duhet të mbajë zgjedhje në Kosovë”



Në Kosovë nuk duhet të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shon Mekkormak, lidhur me pretendimet e autoriteteve serbe për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë. “Kosova është shtet sovran. Nuk i takon një shteti tjetër sovran që të mbajë apo organizojë zgjedhje në një shtet tjetër, gjithashtu sovran”,-u shpreh Mekkormak. Duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, sekretari amerikan i Shtetit ka rikujtuar edhe një herë se Kosova është shtet sovran. Duke i komentuar ndërkaq njoftimet për shpërthimin e dhunës midis ekstremistëve shqiptarë dhe forcave të rendit të Bashkimit Europian pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Mekkormak u shpreh se ata që janë përgjegjës për çfarëdo lloj konfrontimi janë njerëz që vijnë nga jashtë. “Nuk janë njerëzit që jetojnë në Kosovë ata që janë të trazuar, ata që po konfrontohen ose po i kthehen dhunës. Në fakt, këta njerëz janë duke ardhur nga jashtë dhe janë duke u dërguar nga individë dhe qeveri jashtë Kosovës për të shkaktuar vështirësi dhe telashe brenda në Kosovë”, - tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Shon Mekkormak.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›