E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentët e rajonit, pajtohen për Samitin

Presidenti Fatmir Sejdiu po e shtyn përpara idenë për mbajtjen e një takimi të përbashkët të presidentëve të disa vendeve të rajonit të Ballkanit që do të ishte i pari i këtij lloji që mbahet në Kosovë.

Të martën ai ka pasur biseda telefonike me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, të cilët janë pajtuar për pjesëmarrje në takimin e përbashkët.

“Presidenti Sejdiu gjatë bisedave shtroi idenë e takimit të përbashkët të liderëve të vendeve tona, si pjesë e përkushtimit nga takimet e mëhershme. Të gjithë bashkëbiseduesit u dakorduan që të bëhet harmonizimi i përbashkët për takimin, që mund të mbahet në muajt e parë të vitit të ardhshëm në Kosovë dhe për datën e saktë të të cilit opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës.

Presidenti Sejdiu ka marrë mbështetje nga homologët e tij për proceset e rëndësishme që Kosova ka para vetes, sidomos në bashkëpunimin rajonal.
Gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë e takim e ka konfirmuar edhe presidenti kroat, Stipe Mesic.

Jozyrtarisht është njoftuar se, “Samiti i presidentëve të rajonit të Ballkanit” mund të mbahet më 7 dhe 8 janar të vitit të ardhshëm në qytetin e Prizrenit.
Të hënën është njoftuar se Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim të presidentëve.

Mirëpo, agjencia e lajmeve INA ka cituar të martën burime nga Presidenca maqedonase se Ivanov do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›