Topalli: Duhet të jeni krenarë për prindërit
23/12/2009 Takimi me fëmijët e policëve të rënë në detyrë
Në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të ri Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ndarë gëzimin e festave me fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në detyrë të qarkut të Lezhës. Të shoqëruar nga nënat e tyre, fëmijët përjetuan bashkë me Kryetaren Topalli emocionet e festave të fundvitit, por dhe shprehën dëshirat e tyre se çfarë presin nga Viti i Ri.“Duhet të jeni shumë krenarë për prindërit tuaj, për nënën tuaj, që ka forcën dhe kurajën që t’ju rrisë fëmijë të mirë, të edukuar e të shëndetshëm, për t’jua bërë jetën të gëzueshme dhe për emrin që ju ka lënë babai juaj. Duhet të jeni shumë krenarë, sepse s’ka gjë më të shenjtë sesa të mbash një emër për të cilin ti nderohesh gjithë jetën. Ne në Kuvend kemi bërë ligje duke menduar për statusin tuaj, për secilin prej jush, që të ketë të sigurt pensionin deri në moshën që ju të bëheni të zotë për jetën tuaj”, - u tha Kryetarja fëmijëve, duke u uruar një jetë plot gëzim, shëndet, fat e lumturi.