E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli telegram Buzek: Shqiptarët pjesë e BE-së

“Ata  meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane dhe, për realizimin e kësaj ëndrre ne besojmë fort në mbështetjen  Tuaj i nderuar zoti Buzek, edhe për faktin se ju vini nga një vend që e kupton më së miri këtë aspiratë.”-shkruan ndër të tjerash Topalli.

Kryetarja e Kuvendit shkruan më tej se Shqipëria ka bërë së fundmi një progres të jashtëzakonshëm. “Ajo është sot anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Falë reformave të gjithashme, ekonomike e ligjore ne arritëm të përmbyllim fazën e ratifikimit të MSA-së në një kohë rekord, duke bërë të mundur në prill dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE”-vijon telegrami.

 Topalli shkruan, se “pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, nisja e procesit të paisjes me pasaportat biometrike, por edhe  rezultatet e qarta në luftën ndaj krimit e korrupsionit  janë hapa që tregojnë vullnetin tonë maksimal për përmbushjen e aspiratës europiane të shqiptarëve”. Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit  fton Presidentin e ri të Parlamentit Europian  për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›