E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti”, Artan Hoxha tërhiqet nga kandidatura

11-06-2012 / Gazeta 55

Kandidati zyrtar i mazhorances per president, Artan Hoxha, pasi ka marrë edhe miratimin në komisionin e Ligjeve, ka mbledhur 40 firma në favor të tij dhe vetëm pak para nisjes së seancës së votimit ka deklaruar tërheqjen nga kandidatura, duke u bërë kështu e dyta zgjedhje e tërhequr e mazhorancës.
Lajmi për tërheqjen e tij u konfirmua zyrtarisht nga kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi e më pas u faktua me një letër sqaruese të vetë Hoxhës, dërguar mediave.

Letra e plotë
“Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste.
Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale.
Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”, thuhet në deklaratën e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›