Tragjedia ne Elbasan, vajza zgjodhi vdekjen para te fejuarit
ELBASAN- Vajza 20-vjecare, qe u flijua duke u hedhur nga tarraca e pallatit 12-katesh ne qender te Elbasanit pasditen e se dieles, donte te ndahej nga i fejuari i saj. Por kembengulja e familjareve dhe ribashkimi me qellim martesen me bashkefshatarin e saj, duket se eshte bere shkak per aktin tragjik qe shokoi qytetaret. Burime zyrtare te Policise se Elbasanit thane dje, se nje prej pistave te vetevrasjes se Alma Karaj, banuese ne Gracen, ishte mosplotesimi i kerkeses se saj per t'u ndare nga i fejuari 25-vjecar, Hekuran H., te cilin nuk e donte. Megjithese sipas hetimeve te kryera ishte ndare me pare, familjaret pas bisedave dy paleshe, vendosen t'i ribashkonin edhe nje here. Teksa jane ngjitur ne tarracen e pallatit ku gjendej lokal "Divino", vajza ka perfituar duke i thene te fejuarit se do te shkonte ne tualet, por eshte hedhur befasisht nga lartesia, duke perfunduar e vdekur ne trotuar. Me ciftin ka qene i pranishem edhe kusheriri i djalit dhe sipas stafit te lokalit, klientet nuk ishin te merzitur dhe nuk eshte bere debat mes tyre. Edhe pas deshmise, qe ka dhene i fejuari Hekuran H., policia eshte mbeshtetur te pista e depresionit per shkak te mosmarreveshjeve te ciftit. Depresioni ne kete situate ka ndikuar te 20-vjecarja, e cila ka zgjedhur rrugen e vetesakrifikimit tragjik.