Vrau shoqen, fiton 55 mije USD
Peruxhia- Gjykata e Peruxhias e denoi me 26 vite burg, per vrasjen e shoqes se saj te dhomes, studente, po gjykata e demshperblen per shkak se ne nje liber jane botuar te dhena rreth aktivitetit seksual, pa dijenine e saj. Amanda Knox, vajza amerikane qe futi ne sherr diplomacine e SHBA-ve me ate te Italise, do te marre 55 mije dollare amerikane, si shperblim per demin moral qe i eshte shkaktuar nga publikimi i ketyre detajeve. Mediat italiane dhe ato boterore shkruanin, se gjykata i ka dhene te drejte kerkeses se avokatit te studentes qe vrau shoqen britanike, Meredith Kercher, ne rrethana qe ende mbeten mister, por me gjurmet e gishtave qe fajesonin amerikanen. "Gjykata konstatoi se autorja e librit, Fiorenza Sarzanini, ka nderhyre ne privatesine e paditeses, duke publikuar te dhena nga jeta e studentes, ne bllokun e shenimeve apo ne ditarin e saj", shkruanin dje mediat. Aty permenden edhe informacione te ish te dashurit shqiptar te Amandes, i cili deklaronte se "Ajo eshte nje kafshe ne seks, e fuqishme dhe ben si e terbuar". Vajza shquhej per karakterin e saj te dhunshem dhe cilesohej si nje "Rambo".
Sarzanini botoi librin e saj pas denimit vitin e kaluar te Knox, "Amanda dhe te tjeret", ("Amanda and the Others"), i cili u be nje bestseller ne treg, pas publikimit edhe ne gazeta. "Ne liber, autorja publikoi deklaraten e te dashurit shqiptar te Amandes, nje ish-punetor lokali, 24 vjecar, sipas te cilit 22-vjecarja Knox, kenaqej shume duke bere seks te eger. Por kjo e dhene u hodh poshte me pas dhe rezultoi si mashtrim", shkruanin gazetat. Ky fakt ka sherbyer si element per padine e studentes, ne adrese te shkrimtares. Gjithashtu Knox ka paditur publikimin e te dhenave nga ditari i saj, rreth detajeve te ngjarjes, vrasja e Kercherit dhe vajtjes se saj ne polici, pasi kishte zbuluar kufomen e shoqes. Dhe ne ditarin e saj vajza amerikane shkruante; "Jam e merzitur. Ne fillim isha e shokuar dhe e deshperuar. Me pas konfuze dhe tani jam shume e merzitur. Nuk e di. Une s'e kam pare kurre trupin e saj, apo gjakun e saj dhe eshte sikur te mos kishte ndodhur kurre. Por ajo ndodhi, pikerisht ne dhomen ngjitur me timen. Kishte gjak ne banje, kur une po beja dush". Keto te dhena sherbyen me pas per denimin e Knox nga gjykata, si prova te mjaftueshme, se bashku me te dhena te tjera.