E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet irakiane, demokraci funksionale...nëse zgjat!

Në Irak ku ndodhemi tashmë, duhej të kishim qenë që më 2005, nëse komuniteti i arabëve sunitë nuk do të stacionohej në një rebelim të gjakosur revanshist. Zgjedhjet parlamentare të 7 marsit na dhuruan një foto çasti të Irakut të vërtetë: një minoritet i pasigurt arab sunit pak a shumë i bashkuar në një bllok, mazhoranca e shiitëve arabë me siguri në vetvete dhe kurdët (më të shumtët sunitë) në minoritet dhe të bashkuar kundër arabëve, por së brendshmi të rrëmbyer dhe të pakënaqur me dy familjet që kanë qeverisur politikat për dekada me radhë.

Edhe pse rezultatet e zgjedhjeve në këtë shkrim nuk janë ato finalet, duket se kryeministrit shiit Nuri al-Maliki i ka ardhur një propozim; koalicioni i Irakut, që përfaqëson sunitët arabë dhe disa shiitë laikë, dhe nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare, që përfaqësohet nga një grup i gjerë shiitësh.

Ndërkohë, kurdët e kanë ndarë votën e tyre midis Aleancës Kombëtare, që është martesa e diskutueshme e Barzanit dhe makinacioneve politike talebane, si edhe e Lëvizjes për Ndryshim të kryesuar nga Nawshirwan Mustafa.

Nëse ky rezultat do të arrihej më 2005, ne të gjithë do të festonim me shampanjë. Në vend të kësaj, më 2005, vetëm arabët shiitë dhe kurdët e vunë ujin në zjarr. Që atëherë, kemi jetuar 3 vjet ferri dhe një vit purgatori. Boshti i saj, ishte Beteja e Bagdadit më 2006-2007.

Nëse Iraku vazhdon në rrugën e demokracisë, rezultatet e asaj beteje - jo me praninë e trupave amerikane këto 7 vitet e fundit - ka për të vendosur fatin e vendit. Do të shohim nëse arabët suniitë irakianë realisht mund të jetojnë me disfatën ushatarake që e vuajtën më 2007 dhe me disfatën politike që e vuajtën javën që shkoi. Shpejt kemi për të vënë re nëse mund të jetojmë pa amerikanët (të cilët, tashmë janë përkrahësit e arabëve suniitë).

Politikisht, shiitët irakianë zor se mund të sillen me bujari me sunduesit su’unitë. Uashingtoni mund të vazhdojë t’i inkurajojë ata, që të veprojnë kështu. Por në sytë e shiitëve irakianë, bie ne sy ajo që ka bërë Uashingtoni që nga 2007, kur gjeneral David Petraeus nisi të paguante klanet su’unitë për të luftuar kundër Al Kaedës.

Administrata e George W. Bush dhe ajo e Barak Obamës kanë pasur vullnet, për të qenë besnikë të së vërtetës, që shi’itët të pranonin një lloj veprimi pohues: për paqe dhe për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikanë. Ne kemi dashur që shi’itët të jepnin garanci politike dhe ekonomike për sunitët arabë, që e tejkalon pushtetin elektoral të sunitëve arabë (Komuniteti sunit arab përfaqëson më shumë se 20% të popullsisë në Irak, shiitët arabë rreth 60% dhe kurdët pjesën që mbetet, 20%).

Amerikanët janë përpjekur të luftojnë sektarizmin përmes një sistemi pagese të bazuar fiks mbi sektin. Që jemi demokratë të mirë, amerikanët nuk e pranojnë këtë. Por ne këtë donim të shihnim: një mirëkuptim informal që u jep sunitëve arabë një kontroll politik mbi maxhorancën shiite. Një organizim i tillë është bërë më tërheqës në Uashington duke qenë se spektri i ndikimit në Irak është rritur. Edhe pse krijimi i një politike të huaj zakonisht është shumë i sofistikuar për të shprehur kategorikisht faktin se shiitët barazohen me pro-persianët, imazhi i pro-arabëve sunitë është i ngulitur thellësisht në Departamentin e Shtetit, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, Pentagon dhe mjaft linja të tjera që ushqejnë qeverinë. Nuk janë të rastit lidhjet historike midis irakianëve dhe shiitëve iranianë, që kanë qenë të karakterizuara nga dyshimi, armiqësia dhe lakmia, më shumë se nga dashuria vëllazërore. Dhe lidhjet ende vazhdojnë...

Thellësisht i frikësuar prej sundimit Baath-ist dhe sulmeve rebele të su’unitëve dhe mjaft i ndërgjegjshëm për shkatërrimin ekonomik në Irakun jugor, krijimi i politikave të shiitëve irakianë ka për t’u dhënë su’unitëve jo më shumë se një numër të caktuar vendesh në parlament (nuk mund të jenë shumë).

Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në formimin e qeverisë së re. Shi’itët ka shumë mundësi të shtojë ndihmat për organizatat paraushtarake sunni arabë– “Djemtë e Irakut” kundër Al Kaedës, që amerikanët dëshirojnë të përfshijnë në Ushtrinë Irakene dhe se komuniteti Shiit nuk i zë besë aspak.

Përjashtimi parazgjedhor i disa kandidatëve sunitë ka mundësi të ketë qenë pjesë e një dallavereje Shiite kundër liderëve popullorë sunitë, që mund ose nuk mund të kenë një mjedis shoqëror të mërzitshëm. Mbi të gjitha, ishte një pohim i vendosmërisë Shiite që “kurrë më” do të thotë “kurrë më”.

Këto skualifikime - që nuk duket se e kanë brengosur pjesëmarrjen sunite - janë mjaft popullore midis shi’itëve. Ahmad çalabi, një lider i Aleancës Kombëtare, të cilin shtypi amerikan dhe generali i Uashingtonit në Irak, Rajmond Odierno, e përshkroi si një Iranian i drejtuar nga Beelzebub prapa përpjekjeve për të futur në listën e zezë kandidatët sunitë arabë, padyshim që fitoi popullaritet midis Shia nga sulmet e furishme amerikane kundër tij (është e habitshme të shohësh zyrtarët amerikanë, që e kanë etiketuar çalabin si një agjent iranian, vetëm për ta parë atë në lartësinë e Lazarusit, që përsëriti të njëjtin gabim. Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Condoleezza Rice dhe ndihmësi i saj Robert Blackëill shfajësuan shpërfilljen totale të Iakut dhe çalabit; Gjenerali Odierno dhe Ambasadori Christopher Hill duhet ta dinë më mirë këtë).

Por arabët su’unitë kanë për ta pasur paqen, nëse e dëshirojnë vërtet atë. Absolutisht nuk ekziston asnjë vullnet midis shi’itëve arabë të Irakut për një luftë të re kundër bashkatdhetarëve të tyre sunitë.

Madje edhe Sadristët, që kryesojnë skuadrat hakmarrëse të vdekjes kundër komunitetit sunit, nuk japin shenjë se duan të luftojnë kundër sunitëve (E njëjta gjë nuk mund të thuhej kur Sadristët bisedonin për kryeministrin Maliki, i cili drejtoi ushtrinë kundër tyre në Bagdad dhe Basra). Vetë Sadr ka hapur fjalë për kthimin e tij në Irak. Por as ai, as lëvizja e tij nuk janë kërëcënim për demokracinë në Irak.

Sadristët ende kanë pushtet dhe pasion, madje edhe mundësi për një ndikim politik, nëse telashet e shiitëve keqësohen. Por ata janë duke luajtur lojën demokratike. Vetëm një sulm su’unitëve kundër shi’itëve mund t’i riradikalizojë ata. Shiitët e fituan betejën e Bagdadit, falë trajnimit amerikan të shiitëve, kryesuar nga Ushtria Irakiane. Sunitët kërkojnë vendin e tyre në qeveri dhe Shi’itët duhet të vazhdojnë luftën. Komuniteti su’unit arab tashmë ka një zë politik në Irak, Ayad Allawi. Ky është një koalicion tepër i fuqishëm, apelues dhe më elastik sesa paraardhësi i tij, al-Tawafuq, që ishte mjaft i dobët, fetar dhe shumë autoritar. Nuk është e qartë tashmë se si mund të arrihet një kompromis me kurdët apo me partinë e Malikit për të fituar pushtetin e vërtetë politik. Shi’itët dhe su’unitët veprojnë në mënyrë të mjaftueshme. Bujaria publike mund të rritet edhe më për sunitët. Duke qenë se Iraku ka pak gjendje financiare në lidhje me nevojat në vend dhe me çmimin e naftës. T’u japësh shumë mundësi su’unitëve, do të thotë vdekje politike për një politikan shiit. Teksa të ardhurat vjetore të naftës dhe gazit rriten, fitimet mund të bëhen vërtet të konsiderueshme.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por çalabi fisnik ka shumë mundësi të ndihmojë procesin e bashkërendimit su’unitë-shi’itë. Si të gjithë politikanët, ai e sheh botën përmes bërthamës familjare dhe një forme intelektuale e komplekse që nuk diskriminon rigorozisht besimin. çalabi nuk është i vetmi që humb një mundësi në politikë, por ai është edhe një burrë me mendime të thella. Mendimet e tij rrethojnë sunitët. Me politikanët shiitë ky nuk është gjithnjë një problem.

çështja është tek ajo që presin sunitët. Zgjedhjet e 7 marsit i lartësuan ata. Allawi sugjeronte se gjërat mund të ndryshonin në mënyrë krejt dramatike nën drejtimin e tij. Muajt në vijim do të tregojnë se si do të kthehen në tokë politikanët pas fushatës. Nëse sunitët mund të jetojnë me faktin që një Irak demokratik ka për t’i zhgënjyer aspiratat e tyre klanore për epërsinë në politikë dhe për të drejtën e tyre të jetojnë të fundosur nga shteti, atëherë e ardhmja e Irakut do të ishte e shkëlqyer. Amerikanët duhet të kenë në qëllim të madh: të sorollaten. Por jo në numër të madh.

Tërheqja e trupave amerikane është një ide e mirë. Por ne duhet ta shohim Irakun në të njëjtën mënyrë siç kemi parë pas lufte Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Prania e trupave amerikane ishte garantuesi i fundit për ato vende që nuk duhej t’i nënshtroheshin diktaturës. Uashingtoni nuk duhej të ndërhynte në politikën e Irakut, me përjashtim të rasteve ekstreme. Por ne dëshirojmë të jemi aty, në sfond, siç ishim edhe në Europë.

Madje, edhe shitët politikanë që kundërshtuan me zhurmë praninë e forcave amerikane, mundet që privatisht të sugjerojnë një pikëpamje më me ngjyra.

Siç ka sugjeruar edhe gazetari Tom Ricks, trupave luftarake amerikane mund t’i jepej një emërtim më i thjeshtë – forcat e stabilitetit, një prezencë përkrahëse.

Misioni ynë i trajnimit me Ushtrinë Irakene dhe policinë, do vite të përfundojë. Nuk është e domosdoshme të përsërisim se sunitët kanë për t’u tronditur. Problem do të jetë me Shia. Ne nuk kemi luajtur me politikat Shiite (si lufta e mefshtë kundër demonstratave të çalabit). Por, ama, një prani konstruktive dhe modeste amerikane mund të realizohet, nëse administrata e Obamës reagon me shkathtësi. Nëse Shtëpia e Bardhë vërtet shqetësohet, nëse Iarku mund të bëhet një satrap iranian, kjo është një çështje tjetër, por forcat ushtarake amerikane të qëndrojnë aty. Demokracia irakiane është një çështje shumë delikate dhe me mjaft rëndësi sot. Të majtët dhe të djathtët amerikanë janë fiksuar në të kaluarën, në një Lindje të Mesme që nuk ka ekzistuar kurrë. Ajo që ka ndodhur në Irak që më 2003 – dhe ajo që ka ndodhur që 12 qershorin e kaluar - realisht duhet të japë mundësinë që Lindja e Mesme Islamike nuk është një rast i pashpresë.

Pak ndryshim mund të sjellë zhvillim. Të pranosh këtë, është diçka që nuk kapërdihet lehtë për ata që janë të lidhur me imazhin e Irakut post Sadam si “dështimi më i madh strategjik në historinë amerikane” dhe për ata që kanë denoncuar demokracinë “përmes tytës së një arme”. Presidenti Barack Obama si president ka qenë mjaft elastik në çështjet e huaja. Me të, sidomos pas zgjedhjeve të suksesshme në Irak – më të lirat dhe më konkurrueset se në asnjë proces zgjedhor në historinë e Lindjes së Mesme – ka shumë arsye për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.

Reuel Marc Gerecht është botues i Weekly Standard dhe një nga anëtarët e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive. Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›