Presidenti Barak Obama shkon sot në Wall Street
Presidenti Barak Obama shkon sot në Wall Street, siç njihet distrikti financiar i Nju Jorkut, për të theksuar planet për reduktimin e drejtpërdrejt të shtetit në sektorin financiar dhe për të shtuar mbështetjen për rregulla të reja bankare. Fjalimi presidentit Obama në Nju Jork vjen një vit pas rrënimit të bankës së njohur të investimeve Lehman Brothers, prova më domëthënëse e fillimit të krizës financiare.
Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama do t'u kërkojë kompanive të menjanojnë investimet e rrezikshme dhe të mbështesin rregulla që do të ndihmonin bizneset për të menjanuar kriza në të ardhmen. Ai gjithashtu pritet që ti kërkojë komunitetit global ekonomik që të koordinojë më mirë në parandalimin e krizave në të ardhmen.
Kongresi po diskuton reforma rregullarore për sektorin bankar, përpjekje e cila ende pritet të konkretizohet në ligj. //kh//