E Diel, 1 Nëntor 2026

Kejt Bekinsale, “Vampirja” e fiksuar nga gripi i derrave



Aktorja e njohur britanike Kejt Bekinsale duket se ka kaluar muaj të shqetësuar në vendlindjen e saj, ku këtë vit ajo kishte çuar të bijën, Lilin, që të pushonte. Pandemia e gripit të derrave e ka përfshirë krejt vendin sipas saj dhe Lili nuk ka qenë e sigurtë në Britani ndaj u desh që të anulohej qëndrimi. Aktorja që aktualisht jeton në Los Anxheles (SHBA) me bashkëshortin e saj, Len Uisman ishte rikthyer në Britani për të pushuar si dhe për t’u çmallur me miqtë dhe familjarët por siç duket, nuk qe e thënë për të që kjo vizitë të zgjaste shumë... Virusi që është përhapur me shpejtësi marramendëse në të gjithë globin, e ka bërë me një ide fikse Kejtin, sipas së cilës, aktorja së bashku me familjen duhet të largoheshin sa më parë nga vendlindja, pasi Britania nuk ishte vend i sigurt. Dhe kështu ndodhi këtë verë: “Ishte disi si shpërthim atje, shumë njerëz që i njihnim e kishin fituar atë. Fëmijët e miqve të mi më të mirë e kishin atë”, ka thënë Kejt Bekinsale për mediat. Pas suksesit më të madh të saj te “Underworld”, së fundi Kejt Bekinsale ka luajtur në filmat “Whiteout” (2009), “Everybody’s fine” (2009), “Nothing but the truth” (2008) dhe “Winget creatures” (2008).

13 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›