Fiton Partizani, ndalet Bylis
Partizani fitoi bindshëm 3-1 me Sopotin e Librazhdit në javën e tretë të Kategorisë së Parë, një takim i ndjekur në “Selman Stërmasi” të presidentit Albert Xhani. Për të kuqtë e Eduard Zhupës shënuan në pjesën e parë: Arjan Sheta (28’), Skerdi Bejzade (32’) e Artan Karapici (36’). Për miqtë nga Librazhdi golin e flamurit e shënoi Marildo Lezi (65’). Burreli fitoi 1-0 me Bylisin, falë një goli të Zenel Radajt, që “shijoi” përveç kënaqësisë të çuarit topit në rrjetë edhe ndëshkimin me karton të kuq nga gjyqtarit tiranas Rama. Elbasani fitoi 1-0 me Turbinën e Cërrikut me një gol të realizuar nga shkodrani Jasmin Rraboshta (30’). Gramshi e Besëlidhja ndanë nga një pikë në barazimin 1-1: Gabriel Auia (40’) për gramshiotët dhe Sokol Toma 47’) për lezhjanët ishin dhe autorët e golave. Skapari fitoi 1-0 në shtpëi me Bilisht Sport. Golin e vetëm të takimit e realizoi Andi Lame. Memaliaj e Luftëtari u ndanë në barazim 1-1. Shënoi i pari Xhargalliu, ndërsa për memaliotët barazoi Bullgari. Lushnja fitoi 2-0 me Adën. Takimi Pogradeci-Kamza do të luhet të hënën në stadiumin e Korçës. Lushnja kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Elbasani (6, një ndeshje më pak), Partizani (6) e Bylis (6).
KATEGORIA E PARë
JAVA 3, 12.09.2009
Ora: 16:30
Lushnja-Ada 2-0
Elbasani-Turbina 1-0
Memaliaj-Luftëtari 1-1
Burreli-Bylis 1-0
Gramshi-Besëlidhja 1-1
Partizani-Sopoti 3-1
Skrapari-Bilisht S 1-0
Të hënën, 14.09.2009
Pogradeci-Kamza (Korçë)
Shefki Kuqi, gol kundër Hansa Rostock
Shekfi Kuqi, kosovari me pasaportë finlandeze shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij, Tus Koblenz, në humbjen 2-1 në transfertë me Hansa Rostock, e vlefshme për javën e pestë të Bundesliga 2. Për 32-vjeçarin Kuqi, ky ishte goli i tij i 3-të në pesë ndeshje. Për Tus Koblenz luajti edhe blerja e re, Shqipran Skeraj, por kosovari u zëvendësua në minutën e 66-të. Ndeshja e tij e tretë në Bundesliga 2. Të premten, Arminia Bielefeld fitoi në shtëpi 2-0 me Rot Vajs Ahlen. Besart Berisha qëndroi gjatë gjithë takimit në bankinë. Augsburgu i Edmond Kapllanit barazoi 1-1 në transfertë me Fortuna Dusseldorf. Edhe sulmuesi durrsak qëndroi në bankinë.
13 Shtator 2009