E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bush: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, edhe më të forta, kur në prill vendi të anëtarësohet në NATO

Presidenti Bamir Topi, mesazh nga ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka marrë një mesazh nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush. Në mesazhin që ish-presidenti Bush i ka dërguar Presidentit Topi, shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak.
Në mesazh shkruhet se “Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008”.
Ish-Presidenti i SHBA-ve, shprehet se “Kjo gatishmëri e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, me gjithë vështirësitë e mëdha, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t’i shërbyer çështjes së lirisë globale, që unë e kam përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës sime në Tiranë vitin e kaluar”.
Bush vlerëson më tej se “Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shërbejmë së bashku me kontingjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë”.
Duke u ndalur në bashkëpunim mes dy vendeve në kuadër të sigurisë “Eksperienca jonë e përbashkët në Irak tregon shembullin më të mirë sesi partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit. Unë kam besim që këto lidhje do të forcohen ndërkohë që Shqipëria zë vendin e saj si anëtare e NATO-s ndërkohë që qeveritë tona rrisin bashkëpunimin e tyre në shërbim të sigurisë globale, lirisë dhe paqes”, theksohet në mesazhin e ish-Presidentit Xhorxh W. Bush.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›