E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Hunda e Berishës, deri në Dajt nga gënjeshtrat”

Autori i Lajmit: red.
“Berisha gënjen për fondet e shkollave”. Kështu u është përgjigjur kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha, sipas të cilit, fondet për rikonstruksionin e shkollave janë dhënë nga qeveria. “Hunda e Berishës ka shkuar deri në Dajt nga gënjeshtrat. Nuk janë dhënë para nga buxheti për shkollat”, - tha Rama sot gjatë përurimit të një shkolle tjetër për nxënësit e kryeqytetit, shkollës “Skënder Çaçi”. Përgjigjja e tij ka ardhur pak kohë pas deklaratës së bërë nga Berisha gjatë vizitës së tij në Vorë, ku teksa premtonte rindërtimin modern të zonës, nuk ka harruar të hedhë akuzat e radhës ndaj kreut të Bashkisë, Rama. Sipas Berishës, kryetari i Bashkisë ka abuzuar me fondet e Qeverisë, e cila ka dhënë 18 milionë lekë. Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e Ramës, i cili ka deklaruar me fakte se edhe këtë herë, Berisha ka vijuar me gënjeshtrën e radhës.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›