LSI: “Të gatshëm të mbështesim pronarët dhe ish-pronarët”
Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, pohoi në një konferencë për shtyp, se konkurset e zhvilluara nga kreu i Bashkisë, Edi Rama, janë plotësisht të paligjshme me juri të paligjshme dhe janë pjesë e aferës së Edi Ramës dhe investitorëve të tij. “Tirana nuk mund të jetë më pre dhe viktimë e jurive klienteliste të emëruara nga Rama, por do të qeveriset nga qytetarët, të cilët nëpërmjet referendumit popullor do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”. Ai deklaroi se LSI është e gatshme të mbështesë pronarët dhe ish-pronarët, si dhe kërkon zbatimin e ligjeve për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe është e gatshme të denoncojë dy standardet e Ramës, i cili qindra pronarëve, u dhunon tokat dhe i nxjerr në rrugë dhe, nga ana tjetër, disa prona vihen në shfrytëzim në shkelje flagrante të ligjeve në fuqi.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008