Presidenti Bush do të nënshkruajë protokollet për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë
Shqipëria dhe Kroacia do të bëjnë sot një hap përpara drejt
anëtarësimit në NATO, kur presidenti Bush të nënshkruajë protokollet,
që hapin rrugën për atarësimin e tyre.
Ambasadorët e të dy vendeve, ligjvënës amerikanë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe atij kroat në Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në ceremoninë, që do të zhvillohet sonte në Shtëpinë e Bardhë.
Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht në muajin prill që të ftonin Shqipërinë dhe Kroacinë në aleancë.
Shqipëria dhe Kroacia kualifikohen për anëtarësim në NATO kur të 26 aleatët ratifikojnë protokollin përkatës.
Zyrtarët e NATO-s shpresojnë që këto dy vende të jenë në gjendje të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota në takimin e nivelit të lartë vitin e ardhshëm. (ze)