SHBA: Imigrantët me arsim të lartë pa punë ose me punë të rëndomtë
/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}Sipas një studimi të ri, në Shtetet e Bashkuara, 1 në çdo 5 imigrantë që kanë mbaruar shkollën e lartë janë të papunë ose bëjnë punë të pakualifikuara.
Instituti për Politikën e Migrimit me qendër në Uashington njoftoi këtë javë se më shumë se 1,3 milion imigrantë nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë plotësisht diplomën e tyre akademike ose aftësitë profesionale.
Në raportin e Institutit thuhet se imigrantët me aftësi të larta profesionale por që nuk e flasin mirë anglishten janë dy herë më shumë të prirur të bëjnë punë të pakualifikuara se sa ata që e zotërojnë mirë gjuhën.
Studimi ve gjithashtu në dukje se në përgjithësi, imigrantët me shkollë të lartë nga Afrika dhe Amerika Latine kanë më pak sukses në gjetjen e punëve të kualifikuara se ata nga Azia dhe Europa.
Imigrantët
e kualifikuar nga Afrika kanë shkallën më të lartë të papunësisë nga të gjitha
kategoritë e tjera të imigrantëve. //iç//