Presidenti Bush nënshkruan protokollet për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë
Shqipëria dhe Kroacia bënë mbrëmë një hap përpara drejt anëtarësimit në NATO, pasi presidenti Bush nënshkroi protokollet që hapin rrugën për anëtarësimin e tyre.
Ambasadorët e të dy vendeve, ligjvënës amerikanë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe atij kroat në Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua sonte në Shtëpinë e Bardhë.
Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht në muajin prill që të ftonin Shqipërinë dhe Kroacinë në Aleancë.
Shqipëria dhe Kroacia kualifikohen për anëtarësim në NATO, kur të 26 aleatët ratifikojnë protokollin përkatës.
Zyrtarët e NATO-s shpresojnë që këto dy vende të jenë në gjendje të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota në takimin e nivelit të lartë vitin e ardhshëm