Presidenti George W Bush drekë pune me kryeministrat Berisha-Sanader-Gruevski
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush u takua sot në Tiranë me kryeministrat e vendeve të Kartës së Adriatikut, Kryeministrin e Shqipërisë z.Sali Berisha, Kryeministrin e Kroacisë z.Ivo Sanader dhe Kryeministrin e Maqedonisë z.Nikola Gruevski.
Takimi u mbajt ne vilën qeveritare 30 në Tiranë.
Presidenti Bush ngriti nje dolli me kryeministrat Berisha, Sanader dhe Gruevski.
Presidenti Bush : "I nderuar Kryeminister dëshiroj të ngre një dolli. Faleminderit për mikpritjen. Jam i nderuar që jam në shoqerinë e udheheqësve të tre vendeve aleate dhe mike të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kroacisë, Maqedonisë dhe sigurisht, mikëpritëses tonë, Shqipërisë.
Ne ju falenderojmë për lidershipin tuaj. Ne bashkohemi me aspiratat tuaja për t`u anëtarësuaar në institucionet Euro-Atlantike. Ne e vlerësojmë që ju po punoni për paqen. Faleminderit për Kartën e Adriatikut. Zoti i bekoftë kombet tona. Zoti ju bekoftë të gjithëve.
Faleminderit»