E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët e Fushë Krujës i tregojnë Presidentit Bush mikpritjen shqiptare

Presidenti Amerikan, George W. Bush dhe zonja e tij Laura Bush takuan sipermarres ne bar- restorantin "Çela" , një nga aplikuesit e programit të USAID për Mikro-kredinë.

Në një takim shumë entuziast Presidenti Bush shtrëngoi duart me qytetarët e Fushë-Krujës, u përqafua me ta dhe nuk hezitoi të bëjë foto dhe të japë edhe autograf për një qytetar. Bashkia e këtij qyteti i akordoi Presidentit Bush titullin "Qytetar nderi".

Presidenti Bush: Një nga momentet më të lumtura të udhëtimit tonë është takimi me pronarë të bizneseve të vogla. Laura dhe unë falenderojmë kryetarin e bashkisë, pronarin e restorantit dhe i falenderojmë këto sipërmarrës që janë bashkuar me ne për të treguar historinë dhe ëndërrat e tyre dhe mundësitë e programit të mikro-kredisë, që taksa-paguesit amerikanë po u japin ju për të krijuar vende të reja pune.

Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Faleminderit që erdhët dhe mezi po presim të dëgjojmë historitë e juaja. Faleminderit »

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›