E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lë burri, braktis fëmijën

 

BURREL - E lë burri, braktis fëmijën 4 muajsh. Historia e rëndë përfshiu dhe policinë e Burrelit, e cila mori informacionin se Lindita M., kishte braktisur fëmijën e saj, në fshatin Macukull. Uniformat blu kanë gjetur gruan e re, e cila ka treguar dhe arsyet pse e la fëmijën. Sipas saj, prej vitesh ishte martuar me Viktor D., ndonëse jozyrtarisht në gjendjen civile, i cili punonte në emigracion. Pak ditë më parë ai i ka telefonuar, duke i thënë se nuk donte ta mbante më për grua. Përballë këtij vendimi dhe e pafuqishme për të rritur fëmijën, ajo vendosi t'ia çonte prindërve të burrit, të cilët nuk ishin dakord. Familjarët e të shoqit kanë njoftuar policinë, por kjo e fundit kur ka dëgjuar dëshminë e nënës është detyruar ta dorëzojë fëmijën në pediatrinë e Burrelit, si fëmijë të braktisur. Dje pasdite gruaja e ka tërhequr sërish fëmijën, por nuk dihet nëse e ka bërë përkohësisht.                   h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›