Presidenti Ivanov uron Sejdiun
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov. “Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ma ofron kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për prosperitet në vendin tuaj dhe për mirëqenie të qytetarëve të tij”, thuhet në urim. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, thekson më tej Ivanov në mesazhin e tij, që ta shpreh besimin tim të thellë se, me anë të përpjekjeve tona të përbashkëta në periudhën në vijim, ne do t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe do ta kultivojmë e shtojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët. “Unë pres që, në periudhën në vijim, kontaktet midis dy vendeve tona të intensifikohen më tej në të gjitha nivelet. Kjo është mënyra me e sigurt për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdo për shtimin e bashkëpunimit. Kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar synimit tonë të përbashkët – stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqenies së rajonit tonë”.(m.a/ina/BalkanWeb)