E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet një masiv dheu në aksin Gjirokastër – Tepelenë

GJIROKASTER- Një masiv dherash është shkëputur rreth orës 18.20 nga mali përgjatë rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë, duke krijuar kaos dhe bllokim në trafik. Fatmirësisht shëmbja e masivit nuk është pasuar me pasoja në njerëz apo mjete, por vetëm me bllokim të rrugës nacionale. Rrëshqitja e dherave ka ndodhur në kilometrin 18 të rrugës nacioanale ndërsa ka kapërcyrr edhe rrjetën mbrojtëse të malit duke bërë që dherat të shëmben të gjitha në rrugë. Për të zhbllokuar trasenë e rrugës nga dherat e shumtë, janë futur në punë dy fadroma të cilat po punojnë për të hapur rrugën që mban të bllokuar dhjetra automjete në të dyja anët e aksit kombëtar.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›