E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Krize nuk ka, pse te ardhurat jane rritur"

Zevendesministri i Financave, Nezir Haldedaj ka deklaruar se jane permiresuar te dhenat per importin dhe eksportin krahasuar me te dhenat e nje viti me pare. "Importi i makinerive dhe pajisjeve duke krahasuar vetem muajin maj te ketij viti me muajin maj te vitit te kaluar kemi 4.1 miliarde leke eksporte, nga 3.7 qe ishin ne muajin maj te vitit te kaluar, ose 10.3 per qind me shume se i njejti muaj i vitit te kaluar. Importet gjithsej ne maj te vitit 2010 kemi 33.3 miliarde leke importe, ne maj te vitit te kaluar kemi 32.5 ose 2.5 per qind me shume importe. Te ardhurat nga importet: ne vitin 2010 kemi 10.2 miliarde leke nga 8.8 nga i njejti muaj i vitit te kaluar ose 15.3 per qind me shume ne volum, ose 3 per qind me shume sesa te programuar", u shpreh Haldedaj. Duke deklaruar se keto te ardhura jane rritur se tepermi. "Ne emer te Ministrise se Financave jam sot ne kete dalje publike per te rrezuar dhe pergenjeshtruar, pretendimet e kreut te opozites ne lidhje me situaten ekonomike ne vend. Me poshte do te jap disa shifra dhe fakte te konfirmuara nga institucione te specializuara dhe te certifikuara ne kete fushe. Disa nga keto tregues opozita kerkon ti nxije, te ndryshoje ne opinionin publik realitetin dhe te percjelle tek ta krizen qe ekziston tek opozita dhe kreu i saj", tha Haldeda. Per te cilin shifrat jane transparente dhe vijne nga institucione te specializuara dhe certifikuara te fushes. "Per sa i perket pretendimeve per rendimin e ekonomise se familjeve shqiptare nga disa ndryshime te bera se fundi ne ligjin "Per Akcizat", theksoj se keto pretendime jane te pabaza pasi jo vetem qe nuk prekin jeten e qytetareve por perkundrazi ndryshimi i ligjit "Per Akcizat" reflekton disa ulje ne disa produkteve qe jane pjese e konsumit familjar", tha ai. Gjithashtu ai ka nenvizuar se keto ndryshime kane synim te mbrojne jeten dhe ambientin e qytetareve, kjo tregohet tek ndryshimet qe u jane bere akcizave te disa produkteve me permbajtje kimike dhe te perdorura. Keto ndryshime jane ne perputhje te plote me perafrimin e legjislacionit tone me ate evropian si dhe rritin konkurueshmerine ne rajon. "Ndryshimet e bera ne kuadrin rregullator fiskal te viteve te qeverisjes se kesaj mazhorance kane patur ne baze filozofine pro-biznes dhe nuk eshte e teper ti perserisim uljen me 2.5 here te tatimit mbi fitimin, uljen me 2.3 here te tatimit mbi te ardhurat, uljen 2 here te takses e punes, hoqem 26 taksa nacionale dhe te tjera nderhyrje ligjore qe kane qene te nevojshme per te siguruar stabilitet makro ekonomik, rritje te vazhdueshme ekonomike dhe perafrim te legjislacionit tone me ate te BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›