Presidenti, Meta: Nuk kam thënë që svotoj figurë të PD

Ilir Meta - Sali Berisha
Në pak minuta kreu i LSI-së ka bërë një rrotullim 180 gradë. Ilir Meta para deklaratës së Xhezair Zaganjorit, i cili tha se tërhiqet nga gara për postin e kreut të shtetit, i bëri thirrje PS-së që të paraqes kandidat për president pasi në të kundërt do të formalizohet Zaganjori.
Pas deklaratës së vetë Zaganjorit, Meta doli në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së mesazhi i të cilës ishte se opozita “humbi shansin për kompromis”.
Ndërsa në një lidhje telefonike për Zërin e Amerikës, Meta tha se tërheqja e Zaganjorit ishte personale por nga ana tjetër tha se nuk ishte një tërheqje surprizë pavarësisht se u pa qartë që u befasua nga tërheqja e Zaganjorit. Nuk mund të them se ishte krejtësisht e papritur, u shpreh Meta .
Kreu i LSI-së i pyetur nëse do të votonte një kandidaturë të PD-së për Presidenti tha se LSI nuk ka thënë se nuk do të votojë një figurë nga PD apo PS apo nga çfarëdolloj force politike.
Meta tha se LSI kërkoi President konsensual por kur nuk e realizuam dot brenda afateve kushtetuese ku kërkohej konsensus, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përpjeke por koha është e kufizuar. /F.S/