Presidenti, Meta: Takimi Berisha-Rama do përshpejtonte precesin

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot se një takim mes kryeministrit berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama do të bënte të mundur përshpejtimin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Duke folur në Komitetin drejtues të LGI-së, Meta i është referuar sërish procesit të përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit duke theksuar se nuk duhet të humbet kohë me paragjykime.
“Një takim mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama do të ndihmonte përshpejtimin e këtij procesi. Nuk kemi pse të humabin ditë me radhë në një situatë pritjeje pasi çdo minut, çdo orë duhet fituar dhe nuk duhet shpërdoruar pasi duhet të ecet përpara me reformat” shtoi Meta.
vijon..