Presidenti, Nano takon sot Vangjel Dulen

Fatos Nano
Kandidati i ardhshëm për president Fatos Nano, vijon takimet e paralajmëruara me krerët e partive parlamentare.
Mesditën e sotme Nano do të takohet në zyrën e tij me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për ish-liderin socialist
Pas takimit me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ambasadorin amerikan Arvizu, dhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ish-kryeministri Nano vijon takimin me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.
Ndërsa pritet që ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së Fatos Nano të takohet me kryeministrin Sali Berisha, dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.
Pasi vetë shpalli kandidaturën për postin e Presidentit, Nano deklaroi se do të zhvillonte takime të ndara me të gjithë krerët e partive parlamentare, për të siguruar mbështetje. /E.L/