Presidenti Nishani tur konsultimesh për kryeprokurorin e ri, ja axhenda
TIRANE - Zyra e shtypit e Presidencës zbardhi sot axhendën e takimeve të kryetarit të shtetit, në kuadër të turit të konsultimeve që pritet të zhvillojë sot për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.
“Presidenti Nishani, ditën e martë, dt. 20 nëntor 2012, do të organizojë takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat më të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Z. Astrit Patozi
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Gramoz Ruçi
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Z. Lefter Koka
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Z. Vangjel Dule
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi
Takimet me përfaqësuesit partiak do të zhvillohen në mjediset e Presidencës, dhe vijnë vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit u konsultua me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
(er.nu/BalkanWeb)