Pushiç: Kroacia do të tërheqë padinë për genocid ndaj Serbisë

Ministrja kroate e Punëve të Jashtme Vesna Pushiç deklaroi se Zagrebi do të tërheqë padinë për genocid ndaj Serbisë.
“Në rastin e padisë kemi dy mundësi. Njëra është nëse deshironi të zgjidhni problemet, sic janë të zhdukurit, prona e plackitur dhe proceset për krime lufte. E dyta është mundësia që në plan më afatgjatë në rajon të mbahet në intensitet të ulët konflikti jetësor”, i ka thënë Pushiç.
Ajo ka theksuar se Kroacia ka treguar se integrimi i vendeve në rajon është i mundur.