Filmi pa ze Artisti nder kandidaturat per cmimin Oscar

Hollivudi po shfaq filmat e tij me te mire me rastin e sezonit te festave. Nje prej prodhimeve me te vecante te viti 2011 ishte filmi Artisti i regjizorit Michel Hazanavicus nje homazh per filmat bardh e zi e pa ze te viteve 1920.
Vete filmi Artisti eshte pa ze dhe pershkruan nje histori romantike ku pasqyrohet ndjeshmeria e asaj kohe. Ai ka marre vleresime te mira nga kritika dhe shikuesit dhe konsiderohet si nje prej kandidateve te cmimit Oscar.
Xhorxh Valentini nje yll i Hollivudit i viteve 1920 kryeson listen e filmave pa ze. Ai dhe miku i tij nje qen i vogel bene per vehte Ameriken.
Adhuruesit grumbullohen per te marre dicka prej figures se tij- mes tyre Peppy Miller nje e re e cila rastesisht gjendet ne krah te tij ne sy te publikut.
Publiciteti i dha Pepit nje ndryshim te madh ne jete- nje rol si balerine ne nje nga filmat e Valentinit. Por ishte filmi me ze qe e beri Pepin te famshme. Fatkeesisht teknologjia e re hoqi vemendjen nga Xhorxh Valentin i cili ishte porta e fatit per Pepin. I paafte qe te gjente zerin e tij fama e Valentinit u zbeh. Adhuruesit e braktisen ate sic beri edhe e shoqja.
Regjizori francez Michel Hazanavicius thote se filmi Artisti eshte nje histori dashurie dhe morali per famen dhe zhgenjimin prej saj. Por me e rendesishme eshte historia qe pasqyron Hollivudin legjndar te viteve 1920 - 1930. Ai thote
Perpiqem te gjej shpirtin amrikan te kesaj historie pasi ngjarja zhvillohet ne Hollivudin e atyre viteve dhe realisht respektoj menyren se si eshte xhiruar mendesine e filmit karakteret ate qe ata bejne. Nuk ka skena dhune dhe as paraqitje te zhveshur te aktoreve.
Regjisori ka krijuar nje perralle frymezuese per dashurine besnikerine dhe kembenguljen. Historia e dashurise e Xhorxh Valentinit portretizuar nga aktori Jean Dujarin eshte e nderthurur me ate te heroines Peppy Miller interpretuar nga Berenice Bejo.
Ylli i Millerit shndrit ndersa Valentini rrezohet . Dujardin ofron nje interpretim te ndjeshem si nje personazh egoist por thellesisht i ndershem te cilin krenaria nuk e lejon te kerkoje ndihme. Interpretimi mbreselenes i Dujardinit si yll i filmave pa ze eshte dinamik si ne momente e fames se Valentinit edhe ne momentet e renies se tij.
Dujardini thote se aktoret e vjeter te Hollivudit ishin frymezues per te
Dagllas Fairbanks eshte aktori filmat e te cilit i kam pare shume. Xhen Kellin e kam ndjekur per buzeqeshjen dhe energjine Vitorio Gazmanin per fizikun e tij Clarke Gable per mustaqet.
Aktorja Berenice Bejo bashkeshortja e regjizorit Michel Haznavicius shkelqen ne rolin plot te jete te Pepi Milerit. Ajo eshte e dashuruar me Valentinin dhe ndjen dhimbje kur e sheh ate te shkaterrohet. Ajo eshte e vendosur qe ta ngreje serish figuren e tij. Dhe faktikisht i shpeton jeten.
Gjate xhirimeve ne Los Angelos Bejo u transformua ne nje yll Hollivudi te viteve 1930.
Te jep origjinalitet te jesh ketu ku zhvillohen ngjarjet e filmit. Te udhetosh me makine neper kodrinat e Hollivudit te shkosh ne studio te kalosh porten sic ben Pepi ne film eshte gjithcka shume e persosur. - thote ajo
FilmiArtisti ka marre 6 kandidatura per Globin e Arte dhe pritet te jete kandidature per cmimin Oscar. Ironikisht filmi nuk mori fillimisht mbeshtetje nga producentet dhe investitoret te cilet sipas Hazanavikius nuk ndjeheshin te sigurt qe te investonin ne nje film pa ze ne shekullin e 21-te.
Filmi ka dinamike. Miresia e Zhan Duzhardinit dhe e qeshura e tij e paharruar thote mijera fjale pa qene e nevojshme te flitet. Artisti ringjall filmat pa ze si nje forme e nderlikuar dhe e zhdervjellet e artit dramatik i cili gjithsesi ka nevoje per dialogun dhe skenat e vrullshme.