Thaçi: Varrosëm idenë e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi t në prag të festës së Vitit të Ri ka vizituar djatë ditës së sotme familjen e Heroit Enver Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë . Gjatë vizitës Thaçi u ka përcjell atyre urimet për festat e fundvitit dhe u ka premtuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë pranë tyre.
“Viti 2012 mbanë emrin e Enver Zymberit. 25 korriku është dita e bashkimit territorial të Republikës së Kosovës, e sakrificës së madhe për të ruajtur dhe fuqizuar integritetin territorial dhe e varrosjes përgjithmonë të idesë shekullore të Serbisë për ndarjen e Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.
Në familjen e dëshmorit Enver Zymberi, z. Thaçi ka thënë se çdo ecje përpara dhe çdo sukses që kemi arritur lidhet drejtpërdrejt me emrin dhe heroizmin e Enver Zymberit.