E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama mban sonte fjalim para Kongresit amerikan

Perballe nje papunesie te larte dhe ankthit ne vend lidhur me ekonomine e dobet Presidenti Barak Obama do te mbaje sonte nje fjalim para te dy dhomave te Kongresit per te reklamuar nje nisme per krijimin e vendeve te reja te punes. Zoti Obama do te kerkoje bashkepunimin e republikaneve te opozites ne nje Kongres te percare i cili u ka bere sfide politikave ekonomike te presidentit.

Disa elemente kyc te fjalimit te presidentit per zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve te punes u jane dhene tashme mjeteve te shtypit.

Behet fjale per 300 miliarde dollare ne shkurtime taksash dhe shpenzimesh qeveritare qe synojne te krijojne kushtet per nje zhvillim me te shpejte te vendeve te punes. Ka te ngjare qe zoti Obama do te kerkoje mbajtjen ne fuqi te ligjeve per shkurtimin e taksave do te propozoje projekte per permiresimin e infrastruktures dhe ndermarrjen e hapave per te ndihmuar qeverite lokale dhe shtetrore ne veshtiresi financiare. Mes masave per te nxitur hapjen e vendeve te punes presidenti Obama pritet te beje thirrje per zgjatjen e beneficioneve per te papunet dhe te propozoje nisma te reja taksash per bizneset e vogla.

Zoti Obama thote se shpreson qe republikanet do ta mbeshtesin planin e tij. Por analistet politike shikojne nje arsye tjeter ta terheqe Kongresit qe te mbaje me shume bare politike per krijimin e vendeve te punes si dhe pergjegjesine nese politikanet nuk veprojne.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhei Karni tha se presidenti do ta beje te qarte sonte se planet e tij jane mbeshtetur nga te dyja partite ne te kaluaren.

Nderkohe republikanet vazhdojne te kritikojne arritjet e presidentit ne fushen e ekonomise si per shembull udheheqesi republikan ne Senat Mitch McConnell.

Presidenti mund te perpiqet te fajesoje per problemet ekonomike kundershtaret e tij paraardhesit e tij ose katastrofat natyrore. Por ne fund te fundit ashtu sic e ka thene edhe vete presidenti mban pergjegjesi se cfare ndodh gjate administrates se tij.

Udheheqes demokrate me peshe ne Kongres duan qe zoti Obama te paraqese propozime sa me te mdha qe eshte e mundur. Edhe sindikatat punetore qe e mbeshtesin ate i kane bere te njejten thirrje zotit Obama i cili foli ne Detroit me rastin e Dites se Punes kete te hene.

Kemi pune per te bere dhe punetoret jane gati ta bejne ate. Sindikatat punetore jane me mua bizneset jane me mua. Ne kemi nevoje per mbeshtetjen e Kongresit. Le ta kthejme Ameriken perseri ne pune.

Mbetet per tu pare nese Kongresi teper i percare i cili perballet me vendime te veshtira deri ne fund te vitit lidhur me reduktimin e borxhit dhe te deficitit do te jete ne gjendje te veproje per planin qe presidenti do te paraqese sonte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›