E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama nenshkruan Marreveshjen e Partneritetit Strategjik me presidentin Karzai

Presidenti amerikan Barak Obama shenoi pervjetorin e vdekjes se udheheqesit te al-Kaides Osama bin Ladenit me nje udhetim te shpejte ne Afganistan duke nenshkruar nje pakt strategjik me Kabulin dhe duke dhene  nje mesazh ne kete vit elektoral per popullin amerikan se ritmi i luftes eshte ne renie.

Ne fjalimin televiziv transmetuar nga nje baze ajrore zoti Obama tha se SHBA kane udhetuar nepermjet me shume se nje dekade nen rene e erret te luftes. Megjithate shtoi ai ne mund te shohim driten e dites se re ne horizont.

Presidenti u tha amerikaneve se qellimi i shkaterrimit te al-Kaides eshte brenda mundesive. Periudha e luftes filloi ne Afganistan deklaroi ai dhe ketu ajo do te perfundoje.

Ai foli pas nenshkrimit te Marreveshjes se Partneritetit Strategjik me homologun e tij afgan Hamid Karzai.

Marreveshja perfshin sigurine ekonomine dhe qeverisjen dhe parashikon edhe marredheniet e SHBA me Afganistanin pertej vitit 2014 kur shumica e forcave te NATO-s jane planifikuar per te perfunduar rolin e tyre luftarak.

Ne kete marreveshje nuk ka nje angazhim te Shteteve te Bashkuara per nje prani specifike te trupave ushtarake por Amerika premton ndihme per Afganistanin per nje dekade pas terheqjes se ushtareve te fundit amerikane.

Marreveshja i lejon SHBA te mbaje nje numer te reduktuar te trupave ne Afganistan pas perfundimit te luftes per trajnimin e vazhdueshem te forcave afgane dhe operacionet e planifikuara kunder al-Kaides.

Grupi terrorist eshte i pranishem ne Pakistanin fqinj por ka vetem nje prani simbolike brenda Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›