SHBA Nje juri federale shpall fajtor Adis Medunjanin

Nje juri federale ka shpallur fajtor nje person te lindur ne Bosnje per perjekje per te vendosur bombe ne metrone e Nju Jorkut ne vitin 2009 per al-Kaiden.
Adis Medunjanini perballet me burgim te perjetshem kur ai te dale ne gjyq me 7 shtator.
Juria e gjeti ate fajtor per nente akte terroriste duke perfshire komplot per te vrare ushtare amerikane ne Afganistan dhe lidhje me al-Kaiden.
Avokatet e Medunjaninit thane perpara gjykates se ai u terhoq nga komploti per te vendosur bomba ne sistemin e metrose me te populluar ne vend.
Ata pranojne se ai udhetoi per ne Pakistan per tu bashkuar me talebanet por thane se ai nuk kishte asnje qellim per te shkaktuar vdekje dhe shkaterrim ne Nju Jork.
Por prokuroret federale argumentuan se Medunjanini dhe dy te pandehur te tjere u trajnuan ne nje kamp te al-Kaides ku u kerkohej te kryenin nje sulm vetvrases me bombe ne Shtetet e Bashkuara.
Nder objektivat e tjere te tyre perfshiheshin Bursa e New Yorkut Stacioni Qendrore dhe sheshi i njohur me emrin Times Square.
Te dy te pandehurit e tjere pranuar akuzat dhe tashme po bashkepunojne me qeverine ne pritje te dhenies se denimit.