Nderohet ne Kane Belmondo. Merr Palmen e Arte te karrieres

Dhjetë vjet më pas rikthehet në tapetin e kuq një ndër mitet e kinemasë europiane. Kësaj here për të marrë palmën e artë të karrierës. Jean-Paul Belmondo, 78 vjeç, doli para gazetarëve me partneren e tij, Barbara Gandolfi.
Atmosfera ishte krejt e kundërt me Kanën që 37 vjet më parë e sprapsi me fershellima ndërsa Alain Resnais prezantoi “Stavisky, mashtruesin e madh”.
Duke kërkuar më tepër fat në tapetin e kuq të Kanës se sa në Holliwood janë dhe Mel Gibson e Jodie Foster me “The Beaver”, historinë e një kukulle pellushi që kthehet në të vetmen rrugë shpëtimi të një njeriu të zhytur në depsresion.
Deri tani duartrokitjet më të gjata kanë shkuar për Le Havre të Aki Kaurismäki. Regjizori finlandez flet për emigracionin klandestin ndërsa sjell në ekranin e madhe historinë e një shkrimtari që kthehet në llustrues këpucësh.
Delina Bitraku