Presidenti Obama urdhëron mbylljen e Guantanamos
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, nuk është mjaftuar vetëm me urdhrin e pezullimit të procesve gjyqësore të burgut të Guantanamos për 120 ditë me radhë, por ka vendosur ta mbyllë atë përfundimisht brenda këtij viti. Kështu ai ka nënshkruar një mori urdhrash ekzekutivë, ndër më të rëndësishmit, mbylljen përfundimisht të burgut të Guantanamos në Kubë, brenda vitit 2009. Dokumenti urdhëron dhe transferimin ose lirimin e 250 të dyshuarve që mbahen atje. Gjithashtu, kërkohet që të rishikohen të gjitha dënimet, për të përcaktuar ecurinë e procesit penal ndaj atyre që mund të kenë kyer krime. Në urdhëresat e firmosura nga zoti Obama, bën pjesë gjithashtu dhe një tjetër urdhër, i cili u jep fund metodave të ashpra të marrjes në pyetje nga agjentët amerikanë. Urdhri do të detyrojë të gjitha agjencitë, përfshirë dhe CIA-n, që të ndjekë udhëzimet e ushtrisë, sipas të cilave ndalohen taktika të tilla ku përfshihen dhe simulimi i mbytjes me ujë gjatë marrjes në pyetje. Një tjetër urdhëresë e rëndësishme që Presidenti ka firmosur është dhe ajo që kërkon rishikimin e një rasti të të burgosurit Ali al Marri, i vetmi i ashtuquajtur terrorist i burgosur në territorin amerikan. Dokumenti kërkon që Al Marri të ketë të drejtën që të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimi legal kundër autoritetit të SHBA-së. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Geits, urdhëroi prokurorët ushtarakë dy ditë më parë që të ndjekin hetimet për të gjitha gjyqet e Guantanamos, duke përfshirë dhe procedurat kundër 5 njerëzve të akuzuar për organizimin e aktit terrorist të 11 shtatorit.
Lufta do të vazhdojë
“SHBA-ja do të vazdhdojë të luftojë dhunën dhe terrorizmin, por këtë do ta bëjë duke ruajtur vlerat e saj”, – tha presidenti Obama. “Ne do ta bëjmë këtë luftë me zgjuarsi dhe efektshmëri, në përputhje me vlerat dhe idealet tona.” Senati konfirmoi dhe emrin e Sekretares së re të Shtetit, Hilari Klinton, e cila menjëherë pas ardhjes në detyrë konfirmoi pikat ku do të përqendrohet administrata e Obamës: “Siguria kombëtare e Amerikës, shtyrja përpara e interesave të vendit dhe respektimi e bërja shembull e vlerave të Amerikës, kudo në botë.”
Obama përsërit betimin në Shtëpinë e Bardhë
Obama betohet përsëri. Kësaj radhe betimi është bërë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë përpara 9 personash dhe ndryshe nga betimi i parë në ballkonin e “Capitol Hillit” ku morën pjesë 2 milionë njerëz. Kryetari i Gjykatës së Lartë Amerikane, Xhon Roberts, u desh ta lexojë për herë të dytë tekstin e betimit përpara Presidentit Barak Obama, pasi gjatë ceremonisë së përurimit, ditën e martë, pati një ngatërrim fjalësh. Zoti Obama e përsëriti tekstin solemn të betimit mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë pasi, sipas zyrtarëve, kjo çështje meritonte shumë kujdes. Kur po lexonte tekstin përpara zotit Obama gjatë përurimit, zoti Roberts ngatërroi vendin e fjalës “me besnikëri” gjë që krijoi një pauzë të shkurtër mes të dyve. Ndërsa betimin e parë e ndoqën rreth 2 milionë njerëz, pa përfshirë miliona që e panë në televizion, në përsëritjen e betimit ishin vetëm 9 persona, 4 ndihmës të Presidentit, katër gazetarë dhe një fotograf i Shtëpisë së Bardhë. Gjatë përsëritjes së betimit, zoti Obama nuk përdori Biblën.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009