E Diel, 1 Nëntor 2026

Statistikat, janë riatdhesuar 386 femra në 2 vjet

Autori i Lajmit: red.
Trafiku i qënieve njërëzore në vendin tonë rradhitet si një ndër probemet më shqetësuese. Me gjithë masat e marra dhe luftën kundër tij fenomeni shfaqet më dendur në Berat, Vlorë dhe Fier. Ndërkohë gjatë vitit 2007 dhe 2008 autoritetet kanë mundur të riatdhesojne 386 femra të trafikuara që janë trajtuar ne katër qëndra rehablitimi. 61 përqind e femrave shqiptare të trafikuara vendosen në Greqi,Itali dhe Kosovë. Kështu 47 përqind e femrve të trafikuara janë nga këto zona. Shifrat janë bërë publike në një raport të USAID-it gjatë një takimi me përfaqësues të Ministrisë së brendshme lidhur me këtë fenomen. Ndërsa sipas zyrës kundër trafikut në Ministrinë e Brendeshme rezulton se gjatë vitit 2008 kishte vetëm 29 viktima të trafikuara, 13 viktima të dyshuara si të tilla, katër shoqata joqeveritare në të cilat bazohet raporti i USAID-it, japin 48 viktima të trafikuara dhe 10 viktima të dyshuara si te tilla.
Trafiku
Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqiperi me gjithë luftën e bërë nga shteti kundër kësaj dukurie, vazhdon të shënojë shifra të larta. Në raportin më të fundit të përgatitur nga USAID, rezulton se Berati, Fieri dhe Vlora janë 3 rrethet ku trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një problem i mprehte. Sipas të njëjtave burime mësohet se 47 përqind e viktimave i përkasin këtyre zonave. Ndërsa 26 përqind e viktimave i përkasin rretheve Elbasan, Durrës e Tiranë, dhe 16 përqind në Shkodër, Dibër e Kukës. Por raporti i USAID-it për vitin 2007-2008 jep një panorame tjetër nga ato të të dhënave zyrtare. Raporti ngre shqetësimin se ka një mungesë koordinimi mes strukturave shtetërore dhe atyre joqeveritare mbi këtë problem të mprehte bashkëpunimi i cili nga ana tjetër do te sillte rezultate edhe më të larta në luftën kundër ëetij trafiku. Gjate prezantimit të këtij raporti ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Xhon Ëithers dhe zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi.
Ambasadori
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers tha se mbeshtet dialogun qeveri-shoqëri civile për luftën kunder trafikut te qenieve njerezore. Mësohet se gjatë vitit 2007 dhe 2008 autoritetet kanë mundur të riatdhesojne 386 femra të trafikuara që janë trajtuar ne katër qëndra rehablitimi. 61 përqind e femrave shqiptare të trafikuara vendosen në Greqi,Itali dhe Kosovë.

Ky lajm është publikuar: 23/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›