E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet marrëveshja mes Qeverisë dhe komuniteteve fetare

Autori i Lajmit: red.
Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare marrëveshjen për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes Qeverisë dhe komuniteteve fetare në Shqipëri, përkatësisht me Komunitetin Mysliman, Kishën Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Marrëveshjet e veçanta me secilin komunitet parashikojnë rregullimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe secilit prej tyre, garantimin dhe respektimin e të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë dhe ligjeve në fuqi për lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimit të fesë. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, vlerësoi në Kuvend marrëveshjen, duke theksuar se hartimi i tyre është mbështetur dhe në këshillimet e Komisionit të Venecias.
Synim tjetër i këtij dokumenti, i pari i këtij lloji pas 80 vjetësh, është njohja dhe garantimi i paprekshmërisë së institucionit të kultit, për aq sa veprimtaria e tij nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, garantimi i lirisë së individit për t u zgjedhur në institucionet fetare ose jashtë tyre, si dhe mbrojtja e bashkëjetesës fetare nga shteti.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›