Bajamet, frut për trupin dhe mendjen
Autori i Lajmit: red.
Të pasura në pothuajse çdo element që ka nevojë trupi njeriut. Ushqim fantastik për trupin dhe mendjen!
Bajamet njihen për cilësinë e lartë të proteinave, fibrës dhe yndyrës që përmbajnë, por rëndësi ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol. Ato janë burim i rëndësishëm i Vitaminës E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë; magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganez dhe fosfor.
Në natyrë rriten dy lloje bajamesh; ato të ëmbla dhe ato të hidhura. Bajamet e ëmbla janë në dy variacione; lëkurëhollë dhe lëkurëtrashë. Më të përshtatshme për konsum janë ato lëkurëholla (duhet përmendur që ata që vuajnë nga artriti dhe diabeti duhet të bëjnë kujdes me ngrënien e bajameve). Ndryshe nga bajamet e ëmbla, ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës, ku mund t i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.
Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrënia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet përzjerja me fruta të freskëta (në sallatë psh). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë. (Studimet tregojnë se duhet ta hash me gjithë lëkurë për përfitimin e plotë të vlerave ushqyese).
Tablela e vlerave ushqyese
(për një racion 100g)
Ujë -5.2%
Proteina- 20.8%
Yndyrna-58.9%
Fibra- 1.7%
Minerale – 2.9%
Karbohidrate- 10.5%
Kalcium- 230 mg
Fosfor- 490 mg
Niacin- 4.4 mg
Hekur- 4.5 mg
Gjithashtu, një sasi e vogel e Kompleksit të Vitaminave B
Vlera në kalori - 665
10-15 kokrra në ditë ulin 14% kolesterolin
Krem bajamesh për të kuruar aneminë
Konsumimi i bajameve përveçse si fruta, bëhet dhe në forma të tjera. Grirja e tyre shumë hollë, pasi u është hequr lëkura dhe janë lënë të zbuten në ujë, krijon një lloj paste të ngjashme me gjalpin, e cila është e preferuara e vegjetarianëve në vend të gjalpit me origjinë shtazore. Duke konsumuar gjalpe bajamesh, jo vetëm që merret një sasi e madhe proteinash, por edhe gjithë përbërësit fantastikë që gjenden në bajame. Bajameve të grira në këtë formë mund t u hidhet ujë i valuar dhe, në këtë mënyrë formohet "qumësht bajamesh". (200g bajame prodhojnë 1 kg qumësht). Duke i shtuar pak sheqer bëhet një pije e preferuar për ata që nuk mund të pinë qumësht të zakonshëm, sepse organizmi i tyre nuk toleron laktozën.
Duke pasur fosfor, bakër, hekur, bajamet simulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. (kanë 1.5 mg bakër në 100g.) Pra, bajamet ndihmojnë shumë për kurimin e anemisë.
Acidi folik i cili gjendet tek bajamet ul nivelin e homosisteinës, amino-acidit i cili mendohet të ndihmojë në bllokimin e artereve. Eshtë vërtetuar se, në qoftë se ha rreth 10-15 kokrra në ditë, ulet kolesteroli 14%. Kosumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit (pamundësia për të dalë jashtë). 10-15 kokrra bajamesh në darkë ndihmojnë në daljen jashtë në mëngjes.
Impotenca
Bajamet ndikojne pozitivisht ne rastet u humjes se energjise seksuale për shkak të dobësimit të funksioneve nervore apo të lodhjes së trurit.
Lëvorja e bajameve heq puçrrat e fytyrës
Bajamet e egra konsiderohen të dobishme në kurimin e sëmundjeve të lëkurës, ekzemës në veçanti. Gjethet e tyre grihen dhe përzihen me ujë dhe me to lyhet sipërfaqja e sëmurë. Lëvorja e bajameve e bluar përdoret për heqjen e puçrrave të fytyrës. Në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë, freskon lëkurën, ndalon kruajet. Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkurën dhe për t i dhënë lagështi.
Vitamina E dhe thartirat esenciale yndyrore, që gjenden në sasi të mëdha në bajame, ndihmojnë në lagështinë e brendshme të lëkurës. Bajamet po ashtu e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe paraqitjen e shenjave të plakjes së parakohshme, për çka edhe gjenden në kremrat kundër rrudhave. Gjithashtu, vaji i bajameve ka dhënë prova që ndihmon për rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve si dhe zbardhjen e tyre. Bajamet e shtypura të përzjera me hudhra dhe lëng limoni janë shumë të mira për të hequr kollën, për lehtësimin e astmës si dhe për të qetësuar dhimbjet e veshit.
Gështenja rregullon funksionin e stomakut dhe zorrëve
Si përgatitet çaji i gështenjës dhe sëmundjet ku përdoret
Përdoren gjethet e thara, të cilat mblidhen në periudhën e lulëzimit dhe thahen në hije; lëvorja e degëve të njoma, lulet mashkullore si dhe kokrrat.
Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40% niseshte kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjendrat e tretjes. Përdoren me efekt të mire në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.
Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës.
Këshilla
Merren 30 gjethe gështenje dhe zihen në 200 ml. ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Nga lëngu i fituar pihet një filxhan kafeje 1-2 herë në ditë. Në rastet e mosmbajtjes së urinës ndiqet këshilla: Merren një grusht gjethe dhe një grusht lëvore degësh të gështenjës dhe zihen në një liter ujë për gjysmë ore. Nga lëngu i fituar pihen nga një filxhan çaji në mëngjes, duke qenë esëll, për 10-15 ditë. Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës. Lëvoret e degëve të gështenjës janë një ilaç i mirë kundër çdo forme të dizenterisë, edhe në rastet me hemorragji:
Merren 30-80 gramë lëvore degësh dhe zihen në një liter ujë, për gjysmë ore. Pihen 3-4 gota gjatë ditës.
Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve, duke i shpëlarë së jashtmi me të.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009