E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama uron amerikanet per Vitin e Ri 2012

Presidenti Barack Obama thote se shpreson qe viti i ri te sjelle me shume perparim per Shtetet e Bashkuara perfshire rritjen e ekonomise dhe hapjen e vendeve te reja te punes.

Ne fjalimin e tij te perjavshem sot zoti Obama tha se ai ka shpresa per nje vit te mbare duke pasur parasysh se ligjvenesit vepruan drejt per miliona amerikane para Krishtlindjeve duke parandaluar nje rritje taksash dhe zgjatjen e afatit te ndihmes sociale per te papunet.

Presidenti Obama e regjistroi mesazhin nga Havai ku po kalon pushimet me familjen.

Ne fjalimin e republikaneve Senatori nga Xhorxhia Johnny Isakson tha se synimi kryesor i partise se tij per vitin 2012 eshte qe te vazhdojne ta bejne te lehte per bizneset e vogla amerikane qe te hapin vende pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›