Presidenti Obama viziton Kinën në nëntor
Presidenti i SHBA-ve Barak Obama do të zhvillojë vizitën e parë të tij zyrtare në Kinë nga mesi i nëntorit. Edhe pse është ende herët për të bërë publike detaje nga kjo vizitë, ambasadori i sapoemëruar amerikan në Kinë, Xhon Hantsmen, me të arritur në Pekin u tha gazetarëve se shumë gjëra po ndodhin në marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe Obama do të vizitojë Kinën në nëntor. Në fillim të gushtit, Senati amerikan miratoi guvernatorin e shtetit Utah për ambasador të Obamës në Kinë. Kjo vizitë shihet si një sinjal pozitiv dhe marrëdhënie më të mira mes dy superfuqive botërore.
Zgjedhjet në Afganistan, vëzhguesit flasin për parregullsi
Vëzhguesit në Afganistan thonë se ka patur parregullsi në zgjedhjet presidenciale të së enjtes. Në një raport paraprak, grupi monitorues që dërgoi më shumë se 7 mijë përfaqësues në Afganistan, tha se ka patur prova të mbushjes së kutive të votimit, votim disa herësh nga një person dhe kërcënim të drejtpërdrejtë jo vetëm nga Talibani. Autoritetet afgane i kanë deklaruar zgjedhjet një sukses, megjithë shqetësimet për pjesëmarrjen. Besueshmëria e votës mund të vihet në pikëpyetje nga njoftimet pjesëmarrja në disa zona ishte e ulët.
Peniani kërkon marrëdhënie më të mira me Seulin
Emisari i Koresë Veriore, i dërguar në varrimin e ish presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung, dje bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy Koreve. Zyrtari i lartë verikorean, Kim-Jang-Gon, i cili udhëheq delegacionin nga Pheniani, tha se beson që lidhjet mund të përmirësohen brenda jnë kohe sa më të shkurtër. Vizita e delegacionit verikorean është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve në dy vitet e fundit. Vizita erdhi pas vdekjes së ish-presidentit të Koresë së Jugut Dae-Jung. Veriu ngushëlloi autoritetet për humbjen.
Çeki
Sulmohet nga të panjohur Topolanek
Ish-kryeministri çek, Mirek Topolanek është plagosur në veshin e djathtë nga një gur i lëshuar nga disa të panjohur, ne Hustopece. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë së tij ODS-së, Martin Kupka. Topolanek, 53 vjeç, i përfshirë në skandalin e fotove të bëra në Vilen Certosa, në Itali, ndërsa ishte i ftuari i Berluskonit, është sulmuar nga katër të rinj.Ish-kreu i qeverisë ne momentin e incidentit ndodhej duke ndjekur një turne të beach-volley dhe ka mbetur i befasuar nga të rinjtë që e sulmuan me gurë. Menjëherë reaguan forcat speciale të policisë.
Sllovaki
Ndalohet në kufi presidenti hungarez
Presidenti i Hungarisë është ndaluar të hyjë në territorin e Sllovakisë. Ai nuk u lejua të merrte pjesë në një ceremoni që do të organizohej në nje zonë të banuar nga minoriteti hungarez. Autoritetet sllovake akuzuan presidentin e Hungarisë se “dëshiron të provokojë konflikte”. Presidenti do te vizitonte një zonë pranë kufirit mes dy vendeve për të përuruar një përmendore të Shën Stefanit. Sipas kryeministrit sllovak, vizita e tij përkon me përvjetorin e pushtimit të Çekosllovakisë nga vendet e Traktatit të Varshavës, midis të cilëve edhe Hungaria.
24 Gusht 2009