Kukës, zjarr në treg, digjet një dyqan dhe një shtëpi
Zjarri që ra fillimisht në një dyqan pranë tregut elektrik u përhap me shpëjtësi në godinën dykatëshe të banimit që ndodhej pranë dyqanit duke e djegur me shpejtësi banesen. Flakët kërcënonuan edhe një pallat dhe tregun
KUKES-Një zjarr i fortë përfshiu mëngjesin e sotëm pranë tregut industrial të Kukësit, duke shkrumbuar një dyqan dhe një ndërtesë dykatëshe që shërbente si godine banimi. Zjarri që ra fillimisht në një dyqan pranë tregut elektrik u përhap me shpëjtësi në godinën dykatëshe të banimit që ndodhej pranë dyqanit duke e djegur me shpejtësi banesen. E sinjalizuar për ngjarjen, policia dhe zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe evakuuan banorët duke evituar kështu një tragjedi të vërtetë. Dy zjarrfikëse të Kukësit vunën nën kontroll flakët që kërcënonin edhe një pallat pranë tregut, banorët e të cilit u larguan me shpejtësi për shkak se flakët mbërrinin deri tek dritaret e banesave të tyre.
Gjatë punës së tyrer, zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga vetë tregtarët, që me mjete rrethanore janë përpjekur të shpëtojnë dyqanet e tyre nga djegia.
Ndërsa flakët e mëdha të zjarrit u shuan , policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndezjes së zjarrit që dogji një dyqan dhe nj banesë dykatëshe.
(d.b/BalkanWeb)