Karaxhiç: “Ambicjet e Perëndimit shkatërruan Jugosllavinë”
Ish-presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës Radovan Karaxhiç, i cili është në pritje të gjykimit për krime lufte dhe gjenocid në Tribunalin e Hagës, i ka akuzuar fuqitë perëndimore për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Në një intervistë me shkrim për “Financial Times”, Karaxhiç ka thënë se do të kërkojë informacione nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të për të treguar se interesat strategjike të këtyre shteteve kanë qenë më të rëndësishme sesa ruajtja e paqes ndërmjet grupeve etnike në Ballkan. Karaxhiç ka shprehur keqardhje për luftën në Bosnjë e Hercegovinë, por ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të.
24 Gusht 2009