Rama: Më vijnë zëra nga lart

Kryetari mandatprerë u ka deklaruar miqve të vet të ngushtë se po dëgjonte “zëra nga lart” dhe se ato i sugjeronin të këmbëngulte
ript src="jscripts/tiny_mce/themes/advanced/langs/en.js" type="text/javascript"> me çdo kusht për rikandidimin.
Psikiatrët raportojnë se dëgjimi i “zërave” është një simptomë vendimtare në diagnostifikimin e sëmundjes së skizofrenisë, ndërkohë që konfirmojnë se 77 % e personave që “dëgjojnë zëra”, kanë kaluar së fundmi përvoja traumatike.
“Zërat” mund të jenë një alibi e Edvinit për të mos dëgjuar tezat e Blushit dhe kritikëve të tjerë në PS, megjithatë, u takon socialistëve, nëse duan ta vijojnë aventurën politike, duke mbajtur në krye një pacient jo të politikës
Njoftimet për gjendjen e rënduar psikologjike të kryetarit mandatprerë të Partisë Socialiste, Edi Rama, janë pasuruar këto ditë me informacionin e detajuar të një miku të ngushtë të Edvinit, i cili rrëfeu për gazetën “55” - në kushtet e ruajtjes së anonimatit - se Rama s’pushonte së rrëfyeri tek miqtë e vet, por edhe tek disa prej politikanëve të Asamblesë Socialiste - të cilët janë me ndikim, apo që po i sjellin andralla - se dëgjonte “zëra nga lart” e se gjithçka i thoshte se ai duhej të rikandidonte e të drejtonte edhe më tej partinë më të madhe në opozitë. “Teza e dëgjimit të zërave që i vikan nga larg nuk vjen vetëm si pasojë e varfërimit të arsyetimeve që duhet të shoqërojnë rikandidimin e hamendësuar të Edvinit, por ato janë thellësisht burimore”, citohet i njëjti burim ekskluziv për gazetën “55”.
Megjithatë, ky informacion i ri mbetet i paplotë e lë pa përgjigje një sërë pyetjesh thelbësore që i lindin opinionit publik, e që vetëm pak ditë para mbajtjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, jemi të detyruar t’i përcjellim për publikun e gjerë, me shpresë se ndoshta ndonjë marrëdhënie interaktive me lexuesit dhe grupet e interesit (po i quajmë kështu qarqet politike që kanë të bëjnë me “humorin” politik të Edi Ramës), do ta ndihmonte anëtarësinë e Kongresit Socialist ta peshonte më mirë vendimmarrjen, në ditën e rëndësishme të 29 gushtit.
Dëgjimi i “zërave” është një dukuri e pazakontë për qeniet njerëzore dhe sipas specialistëve të shkencës së psikiatrisë, konsiderohet në përgjithësi si një simptomë e parë shumë e rëndësishme e psikozës specifike të skizofrenisë (studimi i Shnajder, 1959). Megjithatë, për një detajim të kësaj patologjie, ndoshta do të duhej që të merrej vesh, nëse zërat që i vijnë nga lart Edvinit, i vijnë në shqip apo në gjuhë të huaj? I njëjti studim shkencor përshkruan disi edhe shfaqjen e kësaj patologjie. Në studim thuhet se “dëgjuesit e zëra” perceptojnë tinguj, zëra e mesazhe, sikur po u flet ndonjë personazh i botës reale. Sindroma e klasifikon “dëgjuesin e zërit” si një medium, një ndërmjetës mes Qiellit dhe Tokës, mes Zotit dhe ne të vdekshmëve... Është nga pikëpamja klasike imazhi i një pacienti të sëmurë nga skizofrenia... Edhe pse Edvini nuk bashkëpunon me publikun për publikimin e kartelës së tij shëndetësore, çka do ta ndihmonte shumë publikun, por edhe anëtarësinë e kongresit, që të vlerësonte si duhet mesazhet e tij, ditën kur ai do të kërkonte që të mos ndëshkohej për humbjen e zgjedhjeve me 28 qershor, duhet të kujtojmë së pari (si ndihmues të profilaksisë), se subjektet që pretendojnë se “dëgjojnë zëra”, në shoqëritë moderne mbahen të izoluara, në pavione të veçanta. Veç me Edvinin duket se po zbatohet ende një klemencë e pashpjegueshme nga ana e autoriteteve.
Për ta shpjeguar më shkoqur situatën e rëndë në të cilën ndodhet anëtarësia socialiste, për shkak se kryetari i tyre mandatprerë ka nisur (apo ka kohë? Kjo ende s’dihet mirë) të “dëgjojë zëra”, po e vijojmë më tej shfaqjen e sindromës. Njeriu që dëgjon “zëra nga lart”, afërmendsh nuk ka një lidhje të mirëfilltë me realitetin, ai ka një botë paralele e afërmendsh ai s’ka as vullnet e as mundësi të dëgjojë zërat kritikë që vijnë brenda Partisë Socialiste apo nga opinioni publik. Ai s’ka asnjë mundësi të dëgjojë – pale më të konsiderojë – zërat e Ben Blushit, Arben Malajt e dhjetëra kritikëve, disidentëve, por edhe dashamirëve të tij në radhët e politikës apo të shoqërisë civile.
Dëgjimi i zërave nga ana e Edvinit i ka vënë në pozitë të vështirë edhe historianët e informacionit, pasi është hera e parë që një njeri i një rangu të tillë në hartën politike të vendit, pretendon thuajse hapur se dëgjon zëra “nga lart”, të cilët i thonë se duhet të rikandidojë për kreun e PS-së. Zaten, duhet edhe një sqarim tjetër – disi i parëndësishëm, por ndoshta vendimtar në kuptimin e dinamikës. Në ç’pozicion i dëgjon zërat Edi Rama? Se mund të jetë thjesht një ngatërresë që vjen nga perceptimi... Ndoshta Edvini mund të ketë zakonin - jo aq të rrallë - që të flejë përmbys (a të rrijë përmbys për arsye të tjera) dhe caktimi i zërave mund të jetë disi i perceptueshëm, por i pasinqertë në disa kuptime. Zërat që i vijnë nga lart mund të jenë të tillë, por zëra që i vijnë nga lart, por gjithsesi, brenda botës sonë reale, por mund të jenë edhe zëra që i vijnë nga poshtë, e kjo mundësi mund të marrë shpjegim nga ndonjë tjetër patologji e Edvinit, e cila ndoshta nuk meriton shumë vëmendje e rëndësi në këtë shtjellim të parë të këtij shqetësimi të rëndësishëm të anëtarësisë socialiste, por edhe të opinionit publik.
Një nga raportet më të reja të psikiatrëve që merren me njerëzit që dëgjojnë “zëra”, ai i “Shergill, Brammer, Ëilliams, Murray e McGuire”, i vitit 2000, thotë se 77 % e njerëzve që dëgjojnë zëra, si shkak kryesor kanë kalimin e një eksperience traumatike. Në rastin e Edvinit, në fakt mbetemi në fushën e spekullimit, pasi s’përcaktojmë dot se ç’situatë traumatike mund të ketë shkaktuar “dëgjimin e zëra”: dështimi profesional, prishja e zhurmshme e familjes në fillimvitet ’90, emigrimi fort i vështirë e i mbushur me kequshqyerje i mesviteve ’90, prishja sistematike e marrëdhënieve me femrat në fillimin e mileniumit, prishja e vonshme e rehatisë në kullën e Pezës, apo më e arsyetuara, humbja e fortë e zgjedhjeve të 28 qershorit? Të tëra këto janë premisa që vijnë nga situata traumatike e prodhojnë çekuilibrime. Në s’mund të spekullojmë mbi secilën prej tyre, bile as nuk po bëjmë krahasimin e kësaj gjendjeje me Zhanë D’Arkën, më të famshmen personazh që ka vuajtur nga sindroma e dëgjimit të zërave, dhe që shkoi e virgjër në turrën e druve. Kjo është një situatë që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në historinë më të re të Partisë Socialiste, por që afërmendsh do të ketë edhe ndikimet e veta në historinë më të re të Shqipërisë. Veteranët e së majtës shqiptare, por edhe të tjerë protagonistë të këtij spektri politik kanë detyrën të hulumtojnë më tej - dhe sa më shpejt, sepse 29 gushti po afron – situatën transhedentale që po u ofron kryetari mandatprerë. Një fjalë e vjetër thotë se “‘Zëri i Zotit’ i drejtohet mëkatarit”, prandaj edhe ardhja e zërave nga lart mund të jetë një mesazh jo veç për Edvinin, por edhe për anëtarësinë socialiste.
Një lexim i shpejtë e i pavarur i “tablosë sinoptike” që ofron Edvini mund t’u thotë socialistëve se ndoshta është koha që të mos vijohet më tej aventura “përtej së majtës dhe së djathtës”, e cila po i shndërron ata në një parti terciare, por gjithsesi, kjo është një punë që i takon peshores së ish-komunistëve tanë.
...