Presidenti Sejdiu dekretoi eprorët e FSK-së
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së vendit, ka dekretuar dje emërimin e krerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sejdiu ka dekretuar promovimin e Gjeneralmajor Rrahman Rama, zëvendëskomandant i FSK dhe Komandant i Komandës së Forcave Tokësore; Gjeneralmajor Kadri Kastrati, Drejtor i Operacioneve; Gjeneral-brigade Bashkim Jashari, Inspektor i FSK; Gjeneral-brigade Nazmi Brahimaj, Komandant i Brigadës për Reagim të Shpejtë; Gjeneral-brigade Zymer Halimi, Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit; Gjeneral-brigade Imri Ilazi, Komandant i Brigadës për Mbështetje të Operacioneve dhe Gjeneral-brigade Enver Cikaqi, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës.