E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sejdiu nis konsultimet për zgjedhjet lokale

Prishtinë - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, fillon takimet me krerët e forcave politike të vendit lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Përfaqësuesit e partive politike do të diskutojnë me Presidentin për caktimin e datës së zgjedhjeve, që do të mbahen këtë vjeshtë.

Dy partitë më të mëdha në pushtet, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, angazhohen që zgjedhjet të mbahen në muajin nëntor, ndërsa partitë opozitare një muaj më herët.

Kjo për shkak të kushteve atmosferike, të cilat sipas opozitës në muajin nëntor mund të ndikojnë që më pak votues të dalin në vendvotime.

Fillimi i konsultimeve për zgjedhjet lokale bëhet pas kritikave të vazhdueshme të opozitës se presidenti po zvarrit bisedimet për caktimin e datës.

Por zoti Sejdiu ka hedhur poshtë këto kritika, të cilat sipas tij, janë të pabaza.

Ai ka thënë se sipas kushtetutës, data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga Presidenti, në pajtim me subjektet politike 4 deri në 6 muaj para mbajtjes së tyre, që nënkupton se afati ligjor po respektohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›