SHBA vlerëson rolin e Malit të Zi ndaj Kosovës
Uashington - Zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka vlerësuar lart rolin konstruktiv të Malit të Zi ndaj Kosovës dhe i ka i shprehur mirënjohje Podgoricës për qëndrimin pozitiv që ka të bëjë me Kosovën.
"Ne çmojmë shumë rolin konstruktiv të Malit të Zi në lidhje me Kosovën. Qeveria e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës, gjë që ka qenë një vendim shumë sfidues dhe i mirë, i cili i ka kontribuar stabilitetit të rajonit. Gjithashtu sikur edhe mbështetja që Kosova t'i bashkohet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore", tha numri dy i Dapartamentit të Shtetit i pyetur se çfarë pret nga Mali i Zi meqë Podgorica dhe Prishtina ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.
"Është e qartë se me kohë marrëdhëniet e Mali të Zi dhe të Kosovës do të thellohen, mu sikur edhe marrëdhëniet diplomatike. I jemi shumë mirënjohës Malit të Zi për qëndrimin shumë pozitiv në lidhje me Kosovën", është shprehur Steinberg në një intervistë për numrin e sotëm të së përditshmes malazeze "Vijesti”. /QiK/